Shqipëria arriti të gjente rrjetën menjëherë në startin e takimit përballë Italisë me Nedim Bajramin.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare hyri kështu në librat e historisë të Europianit, duke shënuar golin më të shpejtë në këtë kompeticion.
Mesfushorit 25-vjeçar iu deshën vetëm 22 sekonda për të ndëshkuar “Azzurrit”, duke vendosur kështu një rekord që do të mbahet mend gjatë.
Askush nuk kishte shënuar ndonjëherë në minutën e parë dhe kurrë nuk kishte shënuar kombëtarja një gol kaq herët në një kompeticion madhor që nga Kupa e Botës 1978 në Argjentinë.
Gjithashtu, asnjë ndeshje nuk ishte zhbllokuar ndonjëherë në minutën e parë të ndeshjes, duke e bërë këtë ndeshje të Dortmundit historike në mënyrën e vet.