UEFA ka publikuar sot përfitimet e 901 klub klubeve nga 55 federatat përfaqësuese, për dërgimin e lojtarëve në kombëtare pas Europianit të vitit 2020 deri në Europianin e vitit të kaluar.
Bëhet fjalë për një shifër rekord prej 233 milionë eurosh, që janë ndarë në ciklin që përfshin: Ligën e Kombeve të sezonit 2020/21 dhe 2022/23, kualifikueset e Europianit 2024 dhe finalet e Europianit 2024.
Nëse është një shifër rekord në total nga UEFA, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kampionatin shqiptar. “Panorama Sport” raporton se janë vetëm 150 mijë euro të përfituara në total nga tre klube të Superiores. Pjesë e listës janë konkretisht Partizani, Egnatia dhe Tirana.
Tirana me 84 mijë euro ka edhe shumë më të lartë të përfituar nga UEFA në kampionatin shqiptar. Pas saj ndjek Egnatia me 36 mijë e 500 euro, ndërsa Partizani e mbyll me lojtarët e dërguar në kombëtare duke përfituar 29 mijë euro.
Shifra këto si lëmoshë duke marrë parasysh edhe se shumat e përfituara në ciklin e mëparshëm, kanë qenë më të larta.
EMANUEL LOCI