Rekordi i “RD.al” dje, 141 mijë lexues tek lajmet tona online

Të lumtur të konstatojmë një rekord të arritur ditën e djeshme në rrjetet sociale dhe median online të RD.al Sipas shifrave të facebook, shtrirja e lajmeve të gazetës RD gjatë ditës së djeshme ka kapur një rekord surprizues duke arritur tek 141 mijë përdorues të këtyre rrjeteve, ndërkohë që lexueshmëria e lajmeve në versionin online të gazetës vetëm gjatë ditës së djeshme ka kaluar shifrën e 23 mijë përdoruesve ditorë.
Duket të theksojmë se kjo shifër është “bio” dhe e pa stimuluar për asnjë moment përmes sponsorizimeve që bëhen në këto rrjete, kjo edhe për shkak të pamundësisë tonë për të bërë promocione të tilla, ndonëse besojmë se do të kishin një efekt shumë herë më të madh tek lexuesit.
Revolucioni dixhital i mediave ka bërë që opinioni të adresohet përgjatë pjesës më të madhe të kohës tek lajmet online. Kjo është evidente në pjesën më të madhe të mediave, por ajo që konstatohet me lexuesit e RD është edhe një fakt tjetër dhe mjaft i rëndësishëm politik. Sot, shumica e qytetarëve janë të prirur dhe kanë një uri të madhe për lajmet opozitare ndaj një regjimi kriminal. Kjo është edhe specifika e RD, një media e lindur si opozitare sot ka një shtrirje të lakmueshme të lexuesit.
E rëndësishme në mediat online është emri dhe vërtetësia e lajmit. Duke pasur prova dhe fakte të pakundërshtueshme si përmes fotove ashtu edhe përmes videove të skandaleve të regjimit në pushtet, por edhe të zgjimit të madh popullor, RD nuk e ka pasur të vështirë të rigjejë vetveten në tregun online. Për këtë, ka mjaftuar vetëm që të jemi sa më të shpejtë në sjelljen e lajmit tek lexuesit dhe vërtetësi tek lajmet.
Mirënjohje të gjithë lexuesve tanë online që tani më shumë se kurrë konstatojmë se janë të prirur drejt opozicionit të regjimit duke u rikthyer edhe një herë tek emri i RD.

“RD”

Exit mobile version