Rekordi i ri i Ronaldos, 100 gola në Europë

Cristiano Ronaldo nuk ndalon së surprizuari. Dy golëshi i tij në takimin kundër Bayernit të Mynihut, jo vetëm i ka lejuar Realit të jetë një hap larg gjysëm finales së Champions League, por gjithashtu e ka shndërruar portugezin në të parin futbollist që ka arritur të realizojë 100 gola në kompeticionet europiane. Në fjalët e tij 4 herë fituesi i “Topit të Artë” u shpreh se ndihet shumë i lumtur për këtë fakt dhe se e dëshironte shumë arritjen e këtij rekordi. CR7 ka lënë pas rivalin e tij, Lionel Messi i cili numëron 97 rrjeta, në kompeticionet europiane. Sulmuesi i “Los Blancos” i janë  dashur 11 vite e 8 muaj për ta arritur këtë shifër, të parin gol në europë e ka realizuar më fanellën e Man.United, 9 Gusht të vitit 2005, në takimin përballë Debrecen.
Për 50 finalizmet e para, yllit portugez i kanë mjaftuar 96 takime, në të cilat përfshihen dhe ndeshjet e luajtura më fanellën e Sporting Lisbon, Man.United e më pas atë me atë të Real Madrid. Ndërkohë që për 50 golat e tjera, 32-vjecarit i janë dashur vetëm 47 ndeshje. Topi i Artë tashmë ka një tjetër rekord për të thyer, fitimit e troferut të Champions League për të  dytin vit  rradhazi, mision që deri më sot nuk e ka arritur askush, që nga dita kur ka lindur Champions League. I vetmi rast është Milani i Arigo Sacci-t në vitin 1989-1990, kur në atë kohë ky kompeticion quhej Kupa e Kampionëve. Rruga është e gjatë dhe më pengesa jo të vogla, por për një futbollist të kompletuar dhe në top formë sic është Cristano Ronaldo asgjë nuk është e pamundur.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se vetëm një pakicë e njerëzve dyshojnë në aftësitë e tij. Portugezi shkëlqeu në ndeshjen e së mërkurës ndaj Bayern Munichut, duke shënuar dy gola në fitoren 2:1. “Nuk e di kush dyshon tek unë. Është një pakicë sepse njerëzit që më ndjekin, ata që më duan, nuk kanë dyshime”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

Exit mobile version