Rekordmeni Joao Felix, më i zëvendësuari në La Liga

Talenti portugez është zëvendësuar më së shumti në La Liga deri tash tek Atletico Madridi. Ai e pati një fillim të mrekullueshëm në kampionatin spanjoll, por së fundmi ka rënie të formës.

Joao Felix po thyen rekorde qysh në sezonin e tij të parë në La Liga.

Në fakt, futbollisti anësor i Atletico Madridit është lojtari më i zëvendësuar në kampionatin spanjoll këtë edicion.

Pas një fillimi të mrekullueshëm të sezonit, me gola, asistime dhe ekzibicione, talenti 20 vjeçar po has në vështirësi së fundmi në Spanjë.

Ish-futbollisti i Benficas ka pësuar rënie dhe këtë e ka vërejtur edhe trajneri Diego Pablo Simeone.

Për këtë, trajneri argjentinas e ka zëvendësuar atë 7 herë në 8 ndeshje të zhvilluara.

Felix ka luajtur 90 minuta vetëm në ndeshje me Leganes në ligën spanjolle.

Në Champions League, ndërkohë, ka luajtur në tërë ndeshjen ndaj Juventusit, kurse kundër Lokomotivës, ku shënoi gol, është zëvendësuar në fund. Ndërkohë, tifozët kërkojnë më shumë nga numri 7, i cili i kushtoi Atleticos plot 120 milionë euro.

Exit mobile version