Rektori i Shkodrës kërcënon studentët të mos protestojnë

Studentët e Shkodrës janë penguar për të protestuar. Ata akuzojnë rektorin Adem Bekteshi për kërcënime e intimidime.
Reagimi:
Pershendetje! Une jam Melisa Braci, anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, Adem Bekteshi.
Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi nga asgjë dhe asnjë njeri qoftë ai I çfarëdo lloj posti.
Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thashë nesër do të jemi shumë dhe më shumë.
Ju presim të gjithëve

Artikulli paraprak5 fakte mbi virusin HIV që duhet t’i dini
Artikulli tjetërNdizet protesta, studentët thirrje Nikollës: Dil në Bulevard, jo negociata!