E ftuar në ‘Euronews Albania’ me Thimi Samarxhiun, Zëdhënësja e PD Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka folur për alternativën, programin dhe mundësinë që ky grupim politik do t’u ofrojë shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2025.
Karabina u shpreh, gjithashtu, se ‘me vendim kolegjial të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe Kolegjit të Kryetarëve, si dhe në mbështetje të shumicës së demokratëve u vendos Rekurs mbi vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili lejoi shkeljen e ligjshmërisë duke mos e hetuar çështjen në themel në lidhje me vulën dhe logon e PD-së’.
“Demokratët Euroatlnatikë janë koherentë dhe të qëndrueshëm, e kanë ndarë rrugëtimin e tyre që në 9 shtator të 2021 dhe në 18 dhjetor zgjodhën Të Ardhmen.
Dhe kjo është arma dhe fuqia jonë në besueshërinë përballë qytetarëve, qendrueshmëria dhe koherenca.” – vijoi më tej zëdhënësja e demokratëve euroatlantikë.
Më poshtë pjesë nga biseda:
Ne do të shterojmë hapat ligjorë në emër të ligjit dhe të së drejtës. Vula dhe logo nuk mund të kalonte në një grupim që përdori dhunën, shpërfilli strukturat dhe dhunoi godinën e PD dhe e zaptoi atë.
“Demokratët Euroatlnatikë janë koherentë dhe të qëndrueshëm, e kanë ndarë rrugëtimin e tyre që në 9 shtator të 2021 dhe në 18 dhjetor zgjodhën Të Ardhmen.
Dhe kjo është arma dhe fuqia jonë në besueshërinë përballë qytetarëve, qendrueshmëria dhe koherenca.”
Kushdo tjetër që lëvizi nga kjo rrugë duke dredhuar në qëndrime dhe në mungesë të një koherence të plotë, janë politikanë të pabesueshëm dhe nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
Alternativa e Demokratëve Euroatlantikë me kryetar Lulzim
Bashën, është më e mira dhe alternativa që shqiptarët do të duan ta votojnë më 2025-ën.
Pse do të duan të votojnë alterantivën tonë?
Me një program që adreson problemet dhe jep zgjidhjen, Demokratët Euroatlantikë dalin para qytetarëve një vit para zgjedhjeve duke vendosur një standard të ri.
Përmes njohjes me programin tonë “Shqipëria meriton më shumë”, qytetarët më 2025, nuk do të votojnë më për kryetarët por alterativën: pra, sa ky program adreson dhe prek hallet dhe zgjidhjet e tyre për familjen, arsimin, taksën e sheshtë, pronën etj; njerëzit që do marrin përsipër këtë përgjegjësi do të jenë me integritet dhe jo të korruptuar, me ide të qarta dhe vullnet për të shërbyer.
Këtë duan dhe qytetarët, alternativën ndryshe nga kjo keqqeverisje e korruptuar, dhe jo vetëm.
Ndërkohë që jemi dhe formacioni politik që mbështesim pa asnjë rezerve SPAK, ashtu si dhe 80% e qytetarëve, sepse besojmë në SPAK, BH dhe GJKKO dhe se ndëshkueshmëria do të jetë fillimi i ndryshimit.