Në një raport të lëshuar këto ditë, ekspertë federalë të shëndetësisë thonë se, veprimtaria fizike ndikon në strukturën e trurit tek fëmijët e shkollave. Në shkollën e mesme në Naperville, në perëndim të Çikagos, fëmijët që kanë vështirësi në matematikë dhe lexim, fillimisht shkojnë në palestër. Qëllimi është për të nxitur veprimtarinë në trurin e tyre. Edukimi fizik mund të zhvillohet kudo, në palestër e në klasë. Shkencëtarët thonë se, kjo shkollë në Naperville duket se ka zbuluar diçka. Në Universitetin e Illinoit, kërkimet e Dr. Charles Hillman tregojnë se, pas 30 minuta ushtrimesh fizike, aftësia e nxënësve për të zgjidhur një problem matematike rritet 10 për qind. Dr. Hillman thotë se të dhënat tregojnë se, edukata fizike shton vëmendjen e nxënësve në mësime dhe shpejton procesin e marrjes dhe përpunimit të informacionit në tru. Në Naperville, programi ka hyrë në vitin e pestë. Nxënësit pjesëmarrës në këtë program mund të lexojnë në të njëjtën shkallë cilësie me atë të nxënësve të viteve më të larta. Edhe notat në lëndën e matematikës tek këta nxënës janë përmirësuar më shumë se 20 për qind. Shkencëtarët thonë se, ushtrimet fizike stimulojnë trupin dhe trurin, së bashku. Truri përgjigjet, duke aktivizuar neurotransmetuesit dhe ato që quhen faktorët e rritjes së trurit. Doktor John Ratey pranë shkollës Mjekësore të Harvardit thotë se, kjo është mënyra që njeriu merr njohuri, sepse kur qelizat në tru ndryshojnë, ato rriten dhe ushtrimet fizike e stimulojnë trurin për ta bërë këtë. Kjo nxënëse në Naperville, më parë merrte nota të dobëta, ndërsa tani është e para e klasës. Fizkultura ndihmon, thotë ajo. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë është pranuar si urtësi, por megjithatë, trupi dhe truri vazhdojnë të mësohen veç e veç. Në këtë shkollë të mesme në Napervillë të shtetit Illinoi, nxënësit dhe mësuesit po zbulojnë se trutë dhe muskujt janë të lidhur më shumë sesa mendohej.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...