Rëndohet gjendja shëndetësore e grave naftëtare, Rama: Nuk kam shkop magjik, dilni njëherë nga greva dhe pastaj flasim…

Sot është dita e 7 e grevës së urisë së grave naftëtare në Ballsh. Ato zëvendësuan burrat naftëtarë një javë më parë për të vijuar betejën për realizimin e kërkesave të tyre.

Njera nga naftëtaret tha se, gjendje e grave është shumë e rënduar, ndërkohë që i bënë thirrje qeverisë dhe kreut të saj që të reagojnë.

Ndërkohë që gratë janë të vendosura që të vazhdojnë ngujimin e tyre deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Rama: Nuk kam shkop magjik, dilni njëherë nga greva dhe pastaj flasim

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se nuk ka shkop magjik. Rama shprehet se naftëtarët duhet të lënë fillimisht grevën e urisë, dhe të kuptojnë se me presion nuk mund të zgjidhin asgjë, e pas kësaj do të ketë një dialogim me qeverinë.

Deklaratat e Ramës vijnë në ditën e 7 të grevës së urisë së grave naftëtare, gjendja e të cilave është rënduar edhe më shumë, si pasojë e mungesës së ushqimit, por edhe gjendjes së stresit të vazhdueshëm.

Rama:

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

Gjendja shëndetësore e grevisteve është shfaqur e rënduar ditën e sotme, ku disa prej tyre kanë patur kollë dhe lodhje fizike. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se edhe pse gjendja e tyre shfaqet e rënduar ambulanca nuk ka shkuar për t’i vizituar.

“Presim një zgjidhje. Deri tani heshtje totale. Nuk kërkojmë diçka që s’na takon, kërkojmë të drejtën tonë dhe nuk do dorëzohemi, kërkojmë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës. Të punësohemi kërkojmë”,- u shpreh një prej grevisteve, para reagimit të Ramës në Twitter.

Artikulli paraprakTeliti i përgjigjet Ramës: Shkatërrove bujqësinë me taksa. Fondet e qeverisë i marrin grositët pranë qeverisë
Artikulli tjetërGazeta greke: Si Rama po i fal detin Greqisë në këmbim të integrimit në BE