Rëndohet situata nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët u afrohen shtëpive

Zjarret vijojnë të djegin bimësi në pesë qarqe të vendit, konfirmojnë burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Situata më kritike duket në njësinë administrative Qafë-Mali në Fushë-Arrëz, ku zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj.

Flakët vijojnë dhe në Majën e Rrunës me intensitet mesatar, ku terreni i thyer malor vështirëson ndërhyrjen nga toka. Zjarri vijon dhe në “Përroin e Vishnjës”, në Himarë.

Situata

Qarku Lezhë
1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit në drejtim të fshatit Xhuxh është nën kontroll. Në drejtim të fshatit Hebe vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët dhe momentalisht nuk ka rrezik per banesat. Po monitorohet nga forcat në terren nga autoritetet lokale.

2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët. Po vijon puna për normalizimin e situatës nga FA, autoritetet lokale dhe vullnetare.

3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Vatra e zjarrit është aktive me intensitet të ulët dhe djegie sipërfaqësore në malin Munellë. Vatra po monitorohet nga autoritetet lokale.

Qarku Shkodër
1.Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë – Vatra e zjarrit vazhdon aktive. Në terren janë angazhuar FA, zjarrfikesit lokale dhe punonjesit e sherbimit pyjor.

2.Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit vazhdon me intensitet të ulët dhe i gjithë perimetri i tij është nën kontroll. Në terren janë angazhuar autoritetet lokale per mbajtjen nën kontroll te vatres dhe shuarjen e saj.

3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga forca të pushtetit vendor.

4.Bashkia Fushë-Arrëz, njësia administrative Qafë-Mali, fshati Srriqe – zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj. Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndersa nga toka po punojne Forcat e Armatosura, zjarrfikesit e bashkise dhe punonjes te njesise administrative dhe sherbimit pyjor.

Qarku Kukës
1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor veshtireson nderhyrjen nga toka, megjithate FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e pushtetit vendor jane duke punuar per izolimin e flakeve.

2.Bashkia Kukës, në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, zjarri është nën kontroll dhe po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor.

Qarku Elbasan
1.Bashkia Elbasan, zjarri në fshatin Mamel, njësia administrative Gracen, mbi tunelin e Qafë Krrabës është shuar.

Qarku Dibër
1.Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Zjarri është izoluar dhe po digjen trungje e lëndë drusore me intensitet të ulët brenda vatrës së zjarrit. Po mbahen nën monitorim vatrat e zjarrit në Kaçni dhe Qafë Murrë nga punonjesit e njësisë administrative Selishtë.

Qarku Vlorë.
1.Bashkia Himarë – Vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Vishnjës”, vazhdon të jetë aktive. Zjarri nuk ka patur zhvillim të mëtejshëm por digjen vetëm trungje dhe humus brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe nuk mundëson ndërhyrjen me forca.

Exit mobile version