Rëndohet situate nga reshjet në Shkodër

Këshilli i Qarkut të Shkodrës, ka zhvilluar dje një mbledhje jashtë radhe, në kuadër edhe të masave për menaxhimin e situatës së dëborës dhe ngricave në të gjithe territorin e këtij Qarku.
Gjatë kësaj mbledhje të drejtuar nga Kryetarja e Qarkut Greta Bardeli Gjoni, kryetaret e bashkive të këtij qarku, kanë paraqitur situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në të gjithë territorin e Bashkive ku ato drejtojnë, punen e bërë dhe vështërsitë që kanë hasur ne terren si dhe pregatitjet per rezerva te tjera, duke qenë të vetdijshëm  se jemi pothuaj vetëm në fillim të stinës së dimrit.
Pas shqyrtimit të problematikave të shfaqura në të pesë bashkite e Qarkut të Shkodrës, Këshilli i Qarkut në mbledhjen e zhvilluar, ka miratuar një fond emergjence i cili do të shkojë për  shërbime ndaj të banorëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga dëbora dhe ngricat.
Ky fond është një ndihmesë që Këshilli i Qarkut  Shkodër i jep banorëve të cilët po përballën çdo ditë me këto kushte klimatike aspak normale, me dëborë, ngrica, e temperatura të ulëta si asnjëherë.
Ndërkohë që gjatë kësaj mbledhje bashkitë kanë raportuar edhe në lidhje me situatën e zhbllokimit të rrugëve në zonat problematike, si dhe mungesat qe ato kane pasi nuk posedojnë mjetet qe nevojiten per te nderhyrë në keto raste.
Ndaj dhe kjo ndihmë direkte që shkon për banorët e qarkut të Shkodrës të cilët prej ditësh po përballen me reshje dëbore, ndërkohe që Këshilli i Qarkut të Shkodrës falë këtij fondi synon të zbusë situatë e krijuar nga dëbora.

Exit mobile version