Rënia e madhe e klaneve Rama-Berisha-Meta!

NGA ERL KODRA

Politikës shqiptare – siç e kemi njohur – po i vjen fundi. Dhe si çdo fund, ky i politikës dhe i politikanëve tanë nuk ka si të jetë ndryshe, veçse i dhimbshëm (dhe i turpshëm).

Për fat të keq, ky realitet nuk po perceptohet, ose më mirë të themi nuk po kuptohet, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga vet politikanët (protagonistët).

Në një vështrim të shpjetë, por realist, politikanët tanë ngjajnë me të sëmurët me kancer të shkallës së fundit, të pandërgjegjshëm për fundin e tyre të shpejtë.

Ata nuk duan ta pranojnë realitetin ku gjenden, atyre u qanë zemra për pushtetin e humbur, për vitet e lavdishme, për pasurinë që nuk do ta gëzojnë kurrë, por mbi të gjitha për faktin se populli nuk i ndjek më si dikur.

Ata e ndjejnë këtë, thellë thellë e kuptojnë, por nuk duan ta pranojnë realitetin e ri. Ndaj duan të duken si të fortë, si njëherë e një kohë, kur turmat i brohorisnin, të gatshme për t’u hedhur në zjarrë për interes të tyre.

Shikoni Edi Ramën. Prej më shumë se 10 vitesh në pushtet, i rrethuar nga kriminelë ordiner, hajdutë me damkë dhe trafikantë droge; nga një grusht oligarkësh dhe mediash që menaxhojnë të gjitha punët e Shqipërisë; se ku është katandisur.

Zv-Kryeministri Arben Ahmetaj gjendet në arrati, krahu i tij i djathtë Vangjush Dako gjendet në burg (dhe non-grata), ndërsa miku i tij Ilir Beqja në derë të burgut. Më shumë se gjysma e qeverisë së tij gjendet nën hetim nga SPAK, ndërkohë që nga momenti në moment ministra aktualë presin të arrestohen.

Por ajo çfarë e bën gjendjen të pashpresë janë grupet (kriminale) që e kanë ushqyer me para, grupe të cilat po përfundojnë pas hekurave. Lumi i parave të drogës po shterron, kështu që lavatriçet e Edit nuk do të kenë më se çfarë të lajnë, as për të përfunduar projektet e PPP-ve, as për të ushqyer ekonominë gri të ndërtimeve.

Gjithçka është çështje kohe – edhe sa do të zgjasë agonia – para se ky sistem falls të shembet. Por një gjë dihet me siguri; Edi Rama është njëriu që i ka luajtur fijet, i ka ushqyer dhe kanalizuar produket kriminale e të paktën dhjetra miliardë eurove – para që burojnë drejtë-për-së-drejti nga trafiku i drogës dhe fermat e hashashit në Shqipëri – përmes PPP-ve dhe sektorit të ndërtimit.

Veç kësaj, vjedhjet e Edi Ramës nga Buxheti i Shtetit përmes skemave të tilla si INCERATORËT janë të provuara, dhe sigurisht, PËRGJEGJËSI NUMËR 1 është ai.

Është thjeshtë çështje kohe para se Edi Rama të pëfundojë në burg, sepse provat janë evidente, të aksesueshme dhe lehtësisht të verifikueshme.
Shikoni Ilir Metën.

Prej 13 vitesh i kapur me zë dhe figurë si një hajdut ordiner, teksa mbante llogaritë e korrupsionit në zyrën e të ndjerit, Ministrit Dritan Prifti. Pastaj shikoni proceset gjyqësore, njëri më i rëndë se tjetri, njëri më i zi se tjetri.

I ngulur në politikë që prej vitit të largët 1991, që nuk i ka sjellë asnjë hajr këtij vendi; vetëm hajni, klientelizëm dhe amoralitet politik. E tepërt të flitet për një individ me një nivel të tillë, që për fat të keq e kemi patur edhe Kryeministër, edhe President.

Edhe Sali Berisha është drejt fundit. E di ai, e dinë të gjithë, por askush nuk ia thotë se kjo luftë jo vetëm që nuk i shërben demokratëve, por nuk po i shërben as atij. Përkundrazi, kjo luftë do ta dëmtojë më shumë. Ai e kishte rastin e artë të largohej me nder, ndoshta të fundit, por nuk u largua. Dhe pasojat do të jenë të rënda, shumë të rënda.

Imagjinoni një ditë kur të zgjohemi në mëngjes pa Sali Berishën, pa Edi Ramën, pa Ilir Metën në politikë. Le të jetë kushdo tjetër, por asnjëri prej këtyre që kanë provuar pushtet politik dhe fuqi ekonomike pa kufi. Dikujt mund t’i duket fundi i botës, por në të vërtetë nuk është.

Do të jetë vetëm fundi i tre njerëzve të rëndomtë, që e mbajtën peng këtë vend për 32 vjet. Të tjerët që do të vijnë pas tyre do të mund t’i largojmë fare lehtë, ka trazira të mëdha, pa viktima potenciale.

Artikulli paraprakPep Guardiola përfundon nën hetim
Artikulli tjetërGazetarja zbulon vajzën e showbiz-it shqiptar e cila shkoi në Dubai si eskortë për një shifër 600 mijë euro