Ditë shumë të ftohta për të kaluar më pas në ditë të ftohta. Ky është parashikimi i motit nga meteorologët e Meteoalb për 10 ditëshin e fundit të janarit.Nga nesër e në vijim do ketë mot të kthjellët, por shumë të ftohtë, të paktën deri të enjten e ardhshme. E hëna pritet të jetë dita më e ftohtë. Ky i ftohtë do qëndrojë disa ditë, të paktën deri të enjten. Do kemi ditë shumë të ftohta dhe më pas të ftohta. Nga e mërkura vlera negative në -15 gradë në zonat malore. Edhe në Tiranë temperaturat do të zbresin në -5 gradë. Dita më e ftohtë përcaktohet dita e hënë dhe e marta e ngjashme. Ka një tërheqje të valës ditën e enjte. Problematike do jenë ngricat në akset rrugore.
Kryesore
Continue to the categoryFlet kandidati kandidati i KEA, Albor Elezi: Të bëjmë ndryshimin e...
Është i pesti në listën rendore pa numër në fletën e kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën, por është...