Reporteri i Shqipërisë në BE: Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër krimit të organizuar!

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Europian, David Lega shprehet se, Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër krimit të organizuar!

Lega shkruan në një postim në Twitter se, duke iu referuar burimeve, grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv. Ai shton më tej se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Reagimi i David Lega

Disa burime konfirmojnë rolin në rritje të grupeve ballkanike në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoritete nga Britani, Gjermania, Italia, Austria, Bullgaria, Greqia, Zvicra, Belgjika identifikojnë grupet shqiptare si veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër krimit të organizuar!

Artikulli paraprak5 humbje jete nga Covid-19 dhe 1079 raste të reja në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërMalaj: Vuajmë nga keqqeverisja, sipërmarrja nuk është e lirë, por e mbërthyer nga duart e pak njerëzve