Republikani French Hill zgjidhet Kryetar i Komisionit për Shërbimet Financiare të Kongresit Amerikan

Kongresmeni republikan French Hill është zgjedhur Kryetari i Komisionit për Shërbimet Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Lajmi u bë i ditur nga Patrick McHenry, kryetari në detyrë i këtij komsionin.
“Urime aleatit tim të hershëm dhe aktualisht Nënkryetar i Komisionit, French Hill, për përzgjedhjen e tij për të udhëhequr Komisionin për Shërbimet Financiare të Dhomës. Përvoja e French në sektorin privat, shërbimi i tij në Departamentin e Thesarit dhe udhëheqja si Nënkryetar e kanë përgatitur në mënyrë të shkëlqyer për këtë rol të rëndësishëm.” – Thotë McHenry.

French Hill është i njohur në Shqipëri për bashkëpunimin e tij me kreun e demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha.
Pak muaj më patë Basha dhe Hill u bënë bashkëautor të një editoriali në gazetën me famë botërore “The Wall Street Journal”, me titullin “Si ta bëjmë Rusinë të paguajë për Ukrainën”, ku artikulonin idenë e bashkëpunimint të legjislatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të sekuestruar pasuritë sovrane ruse të ngrira nga sanksionet pas sulmit ndaj Ukrainës, për t’i vendosur në shërbim të rindërtimit të shtetit që prej gati tre vitesh ndodhet nën agresionin rus.
Basha dhe Hill zhvilluan një takim pune pak ditë më parë në Washingon DC, ku kreu i demokratëve euroatlantikë u prit në Kongres nga kolegu republikan.

Exit mobile version