Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin! Ja kur do jetë kulmi i stuhisë dhe qarqet më të rrezikuara!

Dita e sotme dominohet nga reshje të shumta shiu e rrebeshe në gjithë vendin, që do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës.

Qarqet me rrezikshmërinë më të lartë, ku reshjet do jenë intensive janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora.

Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në një intervistë tha se reshjet do të vijojnë gjatë gjithë ditës, duke paralajmëruar për problematika me përmbytjen gjatë mbrëmjes.

Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora, por edhe qarqet e tjera në nivele mestarë reshje do jenë intensive. Presim që të kemi një vjeshtë dhe dimër të lagësht, do kemi praninë e reshjeve të shiut, këto reshje me intensitet do vijojnë sot deri pasdite, por efektet e tyre me problematika sa përket përmbytjeve dhe rrëshqitjeve do vijojnë edhe orët e mbrëmjes. Nesër presim të kemi kthjellimin e motit dhe reshje të dobëta lokale, jo problematike, ndërsa për ditën e hënë dhe martë nuk presim të kemi reshje”, tha Gjoni.

Kulmi i stuhisë sot do jetë nga ora 12:00 deri në 18:00 e pasdites.

Ndërprerja e reshjeve të shiut sjell nesër edhe qetësimin e situatës. Duhet vënë theksi që gjatë ditës së sotme duhet të jemi të kujdesshëm si në qendrat urbane, mos të përballemi me problematikën përmbytjeve lokale, apo në zonat malore përrenjtë mund të sjellin vërshime të shpejta”, vijoi Gjoni.

Exit mobile version