Reshjet e dëborë kanë vazhduar përgjatë natës në zonën veriore dhe juglindore, shoqëruar me rënie të temperaturave dhe erë.
Raportohet se të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, ndërsa në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve
Akset problematike
- Në akset: Vaudejes- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës, në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë.
- Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë.
- Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.