“Retorika e zyrtarëve shtetërorë, e dëmshme!”- Amnesty International: Vendet evropiane po stigmatizojnë qëllimisht të drejtën për të protestuar

Demonstrators take part in a rally held by Austria's far-right Freedom Party FPOe against the measures taken to curb the coronavirus (Covid-19) pandemic, at Maria Theresien Platz square in Vienna, Austria on November 20, 2021. - Austria will impose a lockdown for all and make vaccinations mandatory, Austria's Chancellor Schallenberg announced on November 19, making the country the first in the EU to take such stringent measures as coronavirus cases spiral. The Alpine nation plans to make Covid-19 vaccinations mandatory from February 1 next year, while the lockdown will start from Monday, November 22 and will be evaluated after 10 days. (Photo by Joe Klamar / AFP) (Photo by JOE KLAMAR/AFP via Getty Images)

Në një raport të publikuar të hënën mbi respektimin e së drejtës për protestë paqësore në vendet evropiane, organizata Amnesty International arrin në përfundimin se së fundmi kjo e drejtë në Evropë po stigmatizohet qëllimisht nga autoritetet zyrtare.

Në raportin “Mbrojtje e pamjaftueshme dhe kufizim i tejskajshëm: Gjendja e të drejtës për të protestuar në 21 vende evropiane”, organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Londër thotë se autoritetet po u përgjigjen protestave duke “goditur organizatat dhe pjesëmarrësit” në vend që të garantojnë këtë të drejtë.

“Në një botë që përballet me pabarazi në rritje, diskriminim të vazhdueshëm, racizëm, konflikt të armatosur dhe shqetësime rreth ndryshimeve klimatike, protestat janë një mjet gjithnjë e më i rëndësishëm i njerëzve që kërkojnë drejtësi dhe të drejta të njeriut,” thuhet në hyrje të raportit. “Raporti ynë dokumenton se në vend që të respektohet, mbrohet dhe ndihmohet e drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, autoritetet në mbarë Evropën qëllimisht po stigmatizojnë, pengojë, parandalojnë dhe po dënojnë protestuesit.”

Këto përfundime Amnesty International i nxorri përmes analizave dhe hulumtimit të legjislacionit dhe praktikës së protestave paqësore në 21 vende evropiane: Austri, Belgjikë, Çeki, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Turqi dhe Mbretëri të Bashkuar. Hulumtimi, i pari i këtij lloji që vlerëson prirjet e përgjithshme, përfshin periudhën nga dhjetori 2022 në shtatori 2023, po shembujt përfshijnë edhe protestat paqësore në përkrahje të palestinezëve që nga tetori i vitit të kaluar, kur filloi lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, pas sulmit terrorist të 7 tetorit të grupit militant.

Organizata thotë se lidhur me protestat për solidaritetin me palestinezët, ajo ka identifikuar “prirje shqetësuese” për të ndaluar apo kufizuar tubime publike në Austri, Belgjikë, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Holandë, Serbi, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Amnesty International, shumë vende evropiane u janë përgjigjur protestave në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve duke vendosur “kufizime joproporcionale, që përfshijnë masa parandaluese diskriminuese, ndalimin e thirrjeve të caktuara, flamujve palestinezë” si dhe simboleve të tjera. Organizata nënvizon, siç thotë ajo, “retorikën stigmatizuese dhe të dëmshme të zyrtarëve publikë, përfshirë të politikanëve të nivelit të lartë, kundër protestuesve, përdorimin e forcës së tepruar dhe arrestimet arbitrare të protestuesve” dhe shpërndarjen e protestave paqësore, përfshirë të studentëve në kampuset universitare.

Ndonëse ka dallime ndërmjet vendeve të anketuara, Amnesty International thekson se në përgjithësi vendet po kufizojnë të drejtën për të protestuar përmes “ligjeve shtypëse, vendosjes së detyrimeve proceduriale, imponimit të ndalesave arbitrare dhe diskriminuese” si dhe përdorimit të forcës së tepruar, përndjekjes dhe arrestimit të protestuesve dhe përdorimit të shtuar të teknologjisë së përgjimit.

Sulmet ndaj të drejtës për të protestuar, i bëjnë njerëzit të ndrojtur dhe të frikësuar që ta ushtrojnë atë, sipas organizatës.

Raporti arrin në përfundimin se “retorika e dëmshme” e zyrtarëve shtetërorë në të gjitha vendet e përfshira në studim ishte “diçka e zakonshme” dhe se shpesh “demonizon protestuesit duke i krahasuar ata me ‘terroristë’, “kriminelë”, ‘agjentë të huaj’, ‘anarkistë’ dhe ‘ekstremistë’”.

Sipas organizatës, grupet ndaj të cilave bëhen këto deklarata përfshijnë protestuesit që janë solidarizuar me palestinezët, ata që angazohen për drejtësi në aspektin e ndryshimeve klimatike, për të drejta të grave, aktivistët për të drejtat e homoseksualëve, të drejtat e migrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve dhe atyre që luftojnë racizmin dhe diskriminimin e pakicave.

Sipas Amnesty International, shtetet po përdorin “sigurinë kombëtare” dhe “rendin publik” si arsyetim për të shtypur kundërshtimet paqësore, “duke mohuar që këto akte janë të mbrojtura me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.”

Autoritetet në vendet si Gjermania, Italia, Spanja dhe Turqia, sipas Amnesty International, janë mbështetur tek autorizimet që lidhen me terrorizëm dhe ligjet për të luftuar krimin e organizuar dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, për të përndjekur aktivistët paqësorë.

Përpos këtyre interpretimeve, Amnesty International thotë se agjencitë e rendit dhe ligjit në Evropë kanë vënë në përdorim të shtuar mjete digjitale për të përgjuar protestuesit, duke shkelur privatësinë e tyre, vëzhguar, mbledhur dhe analizuar e ruajtur informacionin e tyre./VOA

Exit mobile version