Reuters: Nënë Tereza, ndër gratë me më ndikim në 2000 vjet

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, sot i ka kushtuar rëndësi shenjtërimit të Nënës Terezë, që do të bëhet të dielën me 4 shtator. Nobelistia shqiptare, e cilësuar si njëra nga gratë më me ndikim në kishën katolike, shenjtërimin e së cilës e presin qindra mijëra njerëz, është përmbajta e përshkrimi prej saj.

“Fituesja e çmimit nobel për paqe, Nënë Tereza ishte njëra nga gratë më me ndikim në historinë 2000 vjeçare të kishës katolike, e vlerësuar për punën e saj në njërën prej vendeve më të varfra të botës, të njërin prej qyteteve të Indisë, të quajtur Kalkkuta.”

Qindra mijëra dishepuj të saj presin shenjtërimin e murgeshës së vogël, e cila do të udhëhiqet nga Papa Francesk në sheshin e Shën Pjetërit të Vatikanit, përcjell ‘zeri.info”.

Kjo medie citon edhe Kryeministrin e Indisë Narendra Modi, i cili e lartëson figurën e saj si një humaniste, e cila i kishte shërbyer vendit të tij për vite të tëra. “Gjithë jetën e saj, ajo punoi për t’i shërbyer pjesës më të varfër të shoqërisë indiane. Kur një person i tillë shenjtërohet, atëherë është e natyrshme për indianët të ndihen krenar”, ka thënë Modi, për një radio lokale, cituar nga Reuters.

Agjencia i bënë edhe një përshkrim të detajuar, biografisë së saj, duke vënë në pahë origjinën e saj shqiptare, e lindur nga prindër shqiptar në Shkupin e sotëm, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane.

Exit mobile version