Revista më e madhe gjermane: Flamur Noka ndez sërish flakë në parlament për shkak të hetimeve ndaj Berishës

Revista më e madhe gjermane, Spiegel, shkruan se kjo është hera e tretë që politikani shqiptar, Flamur Noka, ndez flakë në parlament. Sipas revistës, kjo protestë vjen për shkak të hetimeve që po bëhen ndaj Sali Berishës. Më poshtë teksti i plotë:

Jo, ky nuk është një stadium futbolli. Përkundrazi, është parlamenti i Shqipërisë, një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Të hënën, politikani opozitar, Flamur Noka, ndezi bomba tymuese, duke ndërprerë seancën plenare. Noka akuzon qeverinë socialiste të Edi Ramës se po përpiqet që të heshtë opozitën.

Por pas kësaj qëndron një përplasje në lidhje me një procedurë penale.

Në fund të tetorit u ngrit akuzë për Sali Berishën, i cili ashtu si Noka, i përket Partisë Demokratike. Gjatë kohës së tij si kryeministër, Berisha thuhet se ka abuzuar me pushtetin e tij për qëllime private për sa i përket një marrëveshje toke. Berisha nga ana e tij akuzon kryeministrin aktual, Rama se po e orkestron prokurorinë- dhe ka bërë thirrje për protestë.

Prandaj veprimi i zjarrtë i Nokës të hënën nuk është aq i pazakontë sa duket në fillim.

Skena të tilla kanë ndodhur vazhdimisht në javët e fundit, edhe më 20 nëntor, kur parlamenti duhej të votonte buxhetin e vitit 2024. Edhe këtu, Flamur Noka ishte pikërisht në ballë.

Tani, dy javë më vonë, ai duket se nuk është tërhequr nga shkëndijat. Pas tymit, Noka i vuri flakën edhe letrave.

Përpjekjet për t’u bërë pjesë e BE-së kanë vazhduar prej kohësh në Shqipëri: në vitin 2009, vendi aplikoi për anëtarësim. Negociatat zyrtare me Brukselin gjithashtu kanë nisur që nga viti i kaluar./Spiegel

Exit mobile version