Kryeministri Edi Rama është detyruar të devijojë rrugë ditën e sotme ndërsa ishte nisur për të shkuar në Lushnje.
Eskorta e kryeministrit është detyruar të devijojë rrugë, për shkak të protestës së banorëve të Rrogozhinës, të cilët kanë bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje.
Banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, dhe kanë dalë sot në protestë në autostradën Kavajë-Lushnje.
Protesta e qytetarëve të Rrogozhinës vjen për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, krimit, korrupsionit dhe drogës që po u merr frymën shqiptarëve.
Banorët kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës.