Revolta/ Banorët kundër HEC-it të Holtës: Anulim, jo pezullim!

Shoqëria Civile dhe deputetë të opozitës kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-it në Kanionin e Holtës duke kërkuar anulimin e projektetit dhe jo thjesht pezullimin.
Banorët e zonës nuk janë të bindur për vendimin e pezullimit që ju komunikua nga dy ministrat. Ndërsa ambientalistët duke qenë pranë punimeve ngrenë alarmin te impaktin negativ në mjedis.
Drejtuesi i departamentit të mjedisit në PD deklaruan se pezullimi i projektit nuk është real dhe se ministrat vijojnë shown e radhës me banorët e zonës.
Shoqëria civile e mbështetur dhe nga deputetët e opozitës shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e këtij HEC-i në këtë zonë me bukuri të rrallë natyrore dhe e shpallur monument natyre.

Artikulli paraprak“Reforma ka vdekur, të shkarkohet menjëherë Arta Marku”!
Artikulli tjetërMedia italiane: I dyshuari për trafikun e 2 ton droge arrestohet në Shqipëri