Revolta e banorëve të “Astirit”: Erion Veliaj është një skuth! Kokën do të shtyp, aty do të flijohem

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë po vijojnë të protestojnë duke bllokuar rrugën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.
Banorët shprehen për Fax News se janë njofutar vetëm 4 ditë më parë se do t’ju shemben shtëpitë pasi kalon projekti për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.
Po ashtu të gjithë banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën e tyre, madje disa prej tyre kërcenojnë se do të flijohen për të mbrojtur pronën e tyre.
“Nuk do të ndalemi, do të bllokohemi me fëmijë me të gjithë. Bëhet fjalë për pronën dhe është gjëja më e shtrenjtë që kemi. Kemi dëshirë të rrijmë këtu dhe nuk duam të shkojmë rrugëve të Europës.” shprehet një nga banorët.
“Kanë një vit që merren me Babale e stër Babale. Duan të na hedhin në rrugë të hapur. Kam 30 vjet që kam paguar taksa. Kam dhënë gjakun, do i lë kalamajtë rrugëve dhe nuk e lë pronën time. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Nuk jemi në kundërshtim për rrugën, por duhet të na kompesojnë neve. Para 4 ditësh na kanë njoftuar. Na kanë thënë se kemi ardhur nga ARRSH dhe na kanë thënë se kanë një projekt pët të ndërtuar.

4 ditë më parë kam mësuar se do të më prishet banesa dhe dyqani. Jemi të persekutuar që në bark. Kokën do shtyp aty do të rrijë.Për dy javë thanë do të vijmë do të sjellim fletën për prishje. Qan mbesa ime 3 vjeçe thotë ku do shkojmë ne.” shprehet një nga qytetaret që i rrezikohet banesa.Po do të protestoj jetën do të lë. Do të flijohem te banesa ime. Për atë pronë kam punuar gjithë jetën. Për 1 sec të na nxjerri Edi Rama në rrugë të madhe.” tregon një nga qytetaret që i rrezikohet banesa.
“Erion Veliaj është një skuth. Pavarsisht se e kam patriot nga Ura Vajgurore.“- shprehet një qytetar.
“Sot vijnë dhe paralajmërojnë se do të prishet prona, unë e kam blerë atë pronë dhe tani na vijnë sot se do të zgjerohet rruga. Jo rrezikojmë e ka vënë me vizë të kuqe më ikën krejt shtëpia. Tani më nxjerr jashtë me 3 fëmijë. I kam me të gjitha me legalizime do të prishet thotë, se ta nxe rruga. Nuk jam kundra, por duhet të sistemojë banorët dhe të më japë aq sa më takon. Po do të protestojmë.” shprehet një qytetare tjetër.
Gjatë ditëve të fundit sipas tyre përfaqësues të firmave private dhe të Ministrisë së Transporteve dhe ARRSH, kanë paralajmëruar qytetarët se për një afat kohor 2 –javorë gjithçka do të rrafshohet për lirimin e hapësirës.

Exit mobile version