Revolta e banorëve të Unazës së Re ëhstë një leksion demokarcia sepse ata po mbrojnë një të drejtë të shenjtë siç është e drejta e pronës në nnjë kohë që pushteti kërkon ti grabisë këto prona për t’ua dhuruar klientëve të vet dhe për të ndërtuar mbi këto shtëpi kulla.
Qytetaret nuk terhiqen perballe nje adresioni dhe terrori te shtetit policor.
Banorët kërkojnë të drejtën e tyre që të mos devijohet plani dhe të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.
Protesta e Astirit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë ku duhet theksuar se ishin të shumta në numër, ndërkohë që grupe rezervë qëndronin në distancë për të mos lejuar bllokimin e rrugës.
Ndërkohë kjo ka zgjatur për pak kohë pasi numri i protestuesve u shtua dhe qëndrimi i të gjithë në trotuar ishte i pamundur. Ka qenë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ai që ka dalë i pari në rrugë, dhe pas tij janë bashkuar edhe protestuesit, ndërsa është gjetur mirëkuptimi i drejtuesve të mjeteve.
Të pranishëm mbrëmjen e sotme në protestë kanë qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, ish-deputeti Endrit Braimllari si dhe shumë zyrtarë e aktivistë të tjerë të njohur.
Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re ku hodhi akuza të forta ndja kryeministrit Edi Rama si tregoi se kur do të ishte gati vendi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Basha tha se nuk mund të shkuohet në BE kur Shqipëria drejtohet nga krimi dhe kriminelët, si dhe theksoi se banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre mbahen në burg ndërsa hajdutët janë të lirë.
“100 milionë euro është çmimi i aferës pas së cilës fshihet dhuna, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Janë vendosur këtu nga anti-ligji për t’i shërbyer një hajduti dhe të sëmuri kronik si Edi Ramës.
Arrestuan tre baballarë që mbronin fëmijët e tyre dhe shtëpitë e tyre. Përmes parave të drogës dhe krimit shkeli ligjet amerikane.
Një person është dënuar me burg, por për Edi Ramën nuk ka drejtësi që e heton. I lirë është edhe Saimir Tahiri që e gjithë bota e din se e ktheu shtetin në një hambar të drogës. I lirë është Damian Gjiknuri që u kap duke manipuluar votat.
Në një vend ku kriminelët dhe hajdutët janë të lirë, dhe baballarët që mbrojnë shtëpitë e tyre janë burgjeve. Ky vend nuk e meriton Europën. Dhe ndaj ju bëj thirrje ndërkombëtarëve që një vend ku drejtohet nga krimi nuk mund të integrohet pa plotësuar kriteret.
Nuk shkohet në Europë me Edi Ramën. Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg, do të thotë dëmshpërblimi i pronave, do të thotë mirëqënie, punësim dhe siguri për gjithë shqiptarët dhe jo për një grup kriminelësh dhe hajdutësh”, tha Basha.