Maturantë dhe prindërit e tyre vijojnë denoncimet dhe reagimet e ashpra ndaj ndëshkimit të pamerituar nga Rama-Nikolla, mbylljen e dyerve të universiteteve edhe për maturantë me 9,78 dhe 9,97 dhe shitjen e kuotave të tyre në universitetet private të klientelës. Ish kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimet e maturantëve dhe prindërve, të cilët të gjendur në udhëkryq dhe me shpresat e thyera për vijimin e studimeve të larta kërkojnë ndihmë dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Disa prej tyre shprehen se janë socialistë, të cilët ndërsa dënojnë sistemin klientelist të Ramës, e cilësojnë qeverinë si “Rilindjen e Dështimit”. “Unë jam një socialiste, madje me një ide të thekur nga e majta. Por kur humbiska shpresa ndërron edhe ideali. Paskam bërë zgjedhjen e gabuar, por Edi i mashtron me fjalë 18-vjeçarët si ne. Na premtoi rilindje, por na la në shtëpi. Jam me mesatare 9.97 dhe nuk rezultoj fituese në asnjë degë të universiteteve. Nuk di çtë bëj, nuk kam të ardhura në familje për universitete private. Më ndihmoni ju lutem. Jeni shpresa jonë e vetme. Unë bëra zgjedhjen e gabuar që besova te rilindja, por tani kam një ide të qartë. Kjo është rilindja e dështimit” shprehet një nga maturantet.
Denoncimet e maturantëve dhe prindërve
Quhem Jonida Qefleshaj. Po ju shkruaj se ju jeni shpresa ime e fundit për t’u dëgjuar dhe ju lutem që ta denonconi rastin tim ose përndryshe do më mbesë të martohem në fshat. Jam një nxënëse e gjimnazit “Faik Konica” nga Korça dhe një nga nxënëset më të mira të shkollës me mesatare 9.78. I kam dedikuar gjithë kohën time shkollës dhe tani unë kam frikë do mbes pa studime të larta. Kam sakrifikuar dhe investuar shumë drejt studimeve edhe pse kundër dëshirave të familjes sime. Pas shumë këmbënguljeje arrita t’ia mbush mendjen babait dhe sime nëne që për mua ishte më e rëndësishme do të ishte studimi në jetë sesa një martesë me shkesi me të sajuar me ndonjë kollovar prej Korçe. Sot unë jam një kandidate shumë e mirë dhe e denjë për një universitet, ku nuk kam fituar dhe jo për nuse fshati. Unë kam luftuar dhe punuar fort për këtë mesatare që më hap të drejtën për studim, është gjithë ky mund që mua me shkoi dëm dhe tani jam e detyruar që t’i kthehem projekteve të babait tim dhe të martohem në fshat që tani dhe për mua gjithçka ka marrë fund. Jam një vajzë që dua të studioj dhe të bëj karrierë dhe jo të mësoj se si bëhet petaniku dhe fasulniku. Dua të studioj juridik, sepse gjithmonë kam dashur të bëhem juriste dhe jo të mësoj se si të shtrojnë vetë petat e byrekut. Ju lutem doktor denoncojeni rastin tim, anonim ju lutem dhe bëj thirrje që të më dërgoni disa receta tradicionale gatimi. Ju lutem më bëni derman doktor se, unë s’kam mësuar për nuse fshati, por qyteti”.
2-Unë jam një nënë që kam sakrifikuar 12 vite për të shkolluar vajzat e mia, sepse kam dy binjake, duke qenë se jam një prind i dy fëmijëve maturant di shumë në lidhje me problemin e shumë maturantëve, më falni për bezdisjen, por doja dhe unë të shprehja padrejtësi dhe pa rregullsi të reformës së re, vajzat e mia kanë mbaruar studimet në gjimnazin “Ali Demi” të qytetit të Vlorës. Vitin e parë në këtë shkollë ofronte gjuhët e huaja, letërsi avancë, matematikë avancë, biologji avancë, fizikë avancë, siç e shikoni lëndë si filozofi, psikologji, muzik arti apo sociologji, shkolla nuk i ka ofruar. Fillojmë në vitin e dytë, vajzat e mia ishin në profil shoqëror dhe duhet të zgjidhnin midis letërsisë avancë me keoficent 1.4 dhe sociologjisë me keoficent 1, po duke qenë se ishim akoma në sistemin tuaj duhet të zgjidhnin letërsi avancë, sepse ajo u siguronte më shumë pikë. Në vit të tretë kur nxënësit përpiqeshin për nota mësonin dyfish, se dhe ju i nderuar e dini sa ngarkesë ka viti i 3 matura, erdhi marsi dhe në shkolla thanë që me zgjedhje hidhni lëndët që ju dilni më mirë për të siguruar nota të mira, nuk thanë që lëndët me zgjedhje do të vendosnin tek cili fakultet do të aplikonin. Asnjë sqarim të saktë nuk morën maturantët e shkretë. Pse shkolla nuk ka lëndë sociologji, psikologji etj,?! Kujt t’i vendosim faj për këtë drejtorit të shkolles? Ministres së Arsimit?! Po mesa duket fajtor dolën fëmijët tanë, sepse të djegurit në gjithë këtë mesele dolën ata”.
3-“I nderuar zoti Sali Berisha! Po ju drejtohem juve, pasi ndihem e pashpresë dhe depresioni po bëhet pjesë e jona. Unë jam një socialiste, madje me një ide të thekur nga e majta. Por kur humbiska shpresa ndërron edhe ideali. Paskam bërë zgjedhjen e gabuar, por Edi i mashtron me fjalë 18-vjeçarët si ne. Na premtoi rilindje, por na la në shtëpi. Jam me mesatare 9.97 dhe nuk rezultoj fituese në asnjë degë të universiteteve. Nuk di çtë bëj, nuk kam të ardhura në familje për universitete private. Më ndihmoni ju lutem. Jeni shpresa jonë e vetme. Unë bëra zgjedhjen e gabuar që besova te rilindja, por tani kam një ide të qartë. Kjo është rilindja e dështimit. Na ndihmoni ju lutem. Me respekte dhe mirënjohje”.
4-Jam një maturante e nje shkolle profesionale për Degën Elektronikë këtu në Tiranë. Halli është i njëjti me maturantët e tjerë, sepse nuk kam kapur degën që dëshiroja, por kulmi i stresit që kam arrin atu ku shikoj maturantë të tjerë që kanë kapur degën time për elektronik vetem me 3 vite gjimnaz që kanë bërë. A nuk është pak e padrejtë kjo, pasi unë kam 4 vite që studioj për atë degë dhe kam një mesatare shumë të mirë, por vjen dikush tjetër që nuk ja ka haberin fare kësaj dege dhe më zë vendin!!!!!! Nëse kjo është diçka e rregullt sipas rilindasve, atëherë shkollat e mesme profesionale duhen të mbyllen, pasi nuk kanë më vlerë se shkollat e larta”.