Revolta e maturantëve: Tani vjen Turi dhe hedh poshtë gjithë punën tonë 12 vjeçare…

Maturantët ditën e sotme po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre ishte tezë shum subjektiv dhe i pa formuluar mirë.

“Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë”, shprehet një nga maturantët.

“Në provim ishin pyetjet e tre muajve të fundit që thanë se nuk do ishin. Provimi ishte subjektiv” thotë një tjetër maturantë.

“I gjith testi bazohet në pyetje subjektive siç ishte pyetja e Turit, tani vjen Turi edhe hedh poshtë gjithë punën tonë 12 vjeçare. Ndërsa në pjesën e morfologjisë ku thoshte se kush nga fjali nuk kanë folje të gjitha alternativat kishin folje. Ndërsa na thanë se pjesa e mësimit online nuk do të përfshihej, ndërkohë ne na ra Lazhgush Poradeci që e kishim marrë në muajn mars”.

Kush ishte Turi që maturanëtët flasin të shqetësuar.

“Turi na mori më qafë”, tha një maturante.

“Teksti kishte bënte se nga se do shkonte varka e Turit dhe normalisht që kjo ishte diçka shumë subjektive sepse secili ka mendimin e tij”.

Gjithashtu nga ana e maturantëve të kryeqytetit pritet edhe një protestë mbasditen e sotme në orë 17:00.

Ndërkohë paralelisht gjimnazistët në Berat janë ngritur në protestë. Ata thonë se testi nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit, ndaj kërkojnë që të ulen kuotat për hyrjen në universitete.

Artikulli paraprakShoqata e Transportit Publik: Nuk rifillojmë punën të hënën pa na u plotësuar kushtet nga Qeveria
Artikulli tjetërPushteti i Kllounit, si kulla e re e Babelit