Revolta e qytetarëve në shpërthim, Rama tërhiqet nga shitja e dekoderave

Presioni i jashtëzakonshëm i publikut, ka bërë që Rama të tërhiqet nga dekoderat. Bëhet e ditur se qeveria u tërhoq përkohësisht nga vendimi absurd për fikjen e sinjaleve analoge.
AMA ka njoftuar se ka shtyrë me 4 muaj fikjen e transmetuesve analogë. Sinjali i tyre do të fiket sërish më datë 15 janar 2019.
Ky vendim ka ardhur pas revoltës qytetare në rrjetet sociale e më gjerë.
Revoltë dhe urrejtje ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj Ramës, pas ndërprerjes së transmetimeve televizive në formatin analog në zonën Tiranë- Durrës në dy prej qarqeve më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës.
Kjo reflektohet qartë edhe në faqen zyrtare të kryeministrit Rama, ku qytetarët kamnë shpërthyer në revolt dhe në sharje e fyerje ndaj Ramës.
Pas kalimit nga transmetimet analoge në dixhitale në zonën Tiranë- Durrës, dhe kalimi i tyre vetëm në sinjalin digital, qytetarët janë ravoltuar pasi 80 përqind e tyre nuk kanë asnjë mundësi për të blerë dekodera.
Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka zgjedhur që mos t’i kthehet ndjekësve që ka shpërthyer dhe derdhur vrer ndaj tij.

dekodera 2

Exit mobile version