Basha iu është drejtuar qytetarëve të Kavajës, duke iu thënë se “Ju përshëndes dhe ju falënderoj nga zemra. Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit, gjithmonë dhe kёshtu do tё jetë edhe kësaj radhe. Njё porosi ju lutem, mbajmё pak distancë sepse jemi shumë afër njeri-tjetrit. Ju falënderoj nga zemra. Bashkё pёr ndryshimin. Rama ik! Shqipёria fiton”.
Diskutimet mes Bashës dhe qytetarëve:
Lulzim Basha: Mirë se ju gjej. Si je, si e ke emrin ?
Qytetarja: Fjona.
Lulzim Basha: Fjona. Sa vjeç je Fjona?
Qytetarja: 18.
Lulzim Basha: 18. Punon këtu?
Qytetarja: Unë jam mbesa e Lirit.
Lulzim Basha: Si je?
Qytetarja: Përshëndetje!
Lulzim Basha: Si je zonjë?
Qytetarja: Mirë, juve?
Lulzim Basha: Mirë faleminderit! Sa kohë e keni këtë sipërmarrje ?
Qytetarja: Shumë vite, kam diku rreth 30 vjet
Lulzim Basha: Po!
Qytetarja: Tani puna e pandemisë na ka penalizuar me thënë të drejtën edhe kemi nja dy vite pa punë kemi shkuar drejt e për poshtë.
Lulzim Basha: Ju e keni themeluar këtë biznes?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Pra një sipërmarrje, zonjë, femër?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Ka qenë ideja e jote?
Qytetarja: Po.
Lulzim Basha: Kryesisht për t’i shërbyer dasmave?
Qytetarja: Për t’i shërbyer dasmave.
Lulzim Basha: Për nuset, fustane nusërie.
Qytetarja: Kemi një biznes që është vetëm sezonal, tre muajt e verës edhe tani dy vite, e thashë që jemi pa punë!
Lulzim Basha: Problemi është i dyfishtë. Ka vite që besoj dhe ju e keni ndjerë që numri i çifteve të reja është pakësuar. E para e punës shumë të rinj janë larguar. E dyta e punës shumë kush nuk ka mundësi me gjithë se ne shqiptarët e kemi traditë dhe kur thonë futemi në borxh për një dasmë.
Qytetarja: Po, dasmat!
Lulzim Basha: Po tani gjendja ekonomike është bërë kaq e vështirë saqë shumë çifte zgjedhin ta bëjnë bashkimin martesor pa ceremoni. Dhe kjo pa diskutim impakton edhe sipërmarrjen tuaj.
Qytetarja: Ashtu është!
Lulzim Basha: Po edhe largimi masiv i të rinjve është një problem i madh dhe për ne ky është si me thënë, është katastrofë kombëtare, është një nga problemet më të mëdha dhe është një nga sfidat më të mëdha për të zgjidhur. Sepse me të vërtetë emigracion ka pasur gjithmonë, ka pasur dhe do të ketë dhe në shoqëri me ekonomi më të fortë…
Qytetarja: Po tani janë larguar dhe më shumë.
Lulzim Basha: 12 herë më shumë largohen nga Shqipëria sesa nga Serbia. Kjo është e papranueshme! Pse? Sepse kemi 8 vjet qe ekonomia ka ngecur në vendnumëro.
Qytetarja: Ashtu është!
Lulzim Basha: Dhe kjo është e papranueshme. Ndaj, gjeja e parë që do të bëjmë është që të investojmë që ekonomia të fillojë, të punojë në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e njerëzve, t’i rikthehen normalitetit, t’i rikthehen mundësisë për të fituar gëzime dhe në veçanti do të jetë në vëmendje biznesi dhe sipërmarrja e grave.
Qytetarja: Rrofsh! Shumë faleminderit!
Lulzim Basha: Sepse mund t’ju shtojmë mundësitë për të hapur sipërmarrje, jo të mbyllni sipërmarrjen. Për sipërmarrjen e grave ne do të kemi masa të veçanta të cilat do t’ju mbështesin dhe do t’ju mundësojnë që gruaja shqiptare jo vetëm të mos shkurajohet, por të inkurajohet për të qenë pjesë e ekonomisë shqiptare.
Grida Duma: Lira flet shumë bukur kryetar, por ka sot emocione me sa po kuptoj.
Lulzim Basha: Çlirohu nga emocionet. Çlirohu nga emocionet. Sa dasma ka pas këtë verë?
Qytetarja: Asnjë dasmë! Dy vite pa dasma, dy vite jemi penalizuar prej virusit. Unë ju uroj me datën 25 prill fitore PD dhe demokracisë, ju si kryeministër!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!
Qytetari: Më bëhet qejfi shumë që erdhët këtu!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Lulzim Basha: Në 25 prill!
Qytetari: Në 25 prill!
Lulzim Basha: Fiton Kavaja, fiton e gjithë Shqipëria!
Qytetari: Gjithë Shqipëria!
Lulzim Basha: Jo thjeshtë demokracia dhe Partia Demokratike.
Qytetari: Po gjithë Shqipëria, Partia Demokratike!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.
Qytetari: Shumë faleminderit!
Lulzim Basha: Faleminderit! Faleminderit shumë! Punë të mbarë!
Lulzim Basha: Pandi si je? Si kalon?
Qytetari: Mirë po juve? Si po ja çoni ju?
Lulzim Basha: Ne bashkë me ju deri më 25 prill.
Qytetari: Inshalla!
Lulzim Basha: Ta largojmë këtë të keqe!
Qytetari: Aman mo, se me zor po presim!
Lulzim Basha: Edhe ta ndryshojmë!
Qytetari: Mezi presim!
Lulzim Basha: Këto dëgjoj kudo; “me zor po presim”, nuk durohet më!
Qytetari: Me zor po presim për Zotin! Pensionin tani 80 mijë lekë. Kam një jetë që punoj. Çuni pa punë tani! Asnjë lloj pune fare, janë prerë në të gjitha drejtimet! Ku do shkoj, ku do rri unë? Më tepër kam ilaçe, kam gjëra. Pse sa vjeç je ti? – më tha mua. Jam i madh fare, – i thashë. Ti dukesh i ri më tha. Pse ku më shikon ti mua? Te zëri? -i thashë. Po lëre moj zërin, po dëgjo këtu çfarë po të them unë ty – i thashë. Ne mezi po presim, jo vetëm unë, po e gjithë Kavaja.
Lulzim Basha: E gjithë Shqipëria. E gjithë Shqipëria me zor po pret. 8 vjet, tani s’durohet më. Asnjë ditë nuk ju durohet njerëzve.
Qytetari: Hiç fare për Zotin!
Lulzim Basha: Kështu që kemi planin, kemi ekipin, kemi vullnetin e njerëzve, kemi të gjithë argumentet. Të gjithë bashkë më 25 Prill ta ndryshojmë!
Qytetari: Ishalla!
Lulzim Basha: Ndryshim për çdo shqiptar. Gjithë padurimin që keni, derdheni me votë më 25 Prill.
Qytetari: Normal.
Lulzim Basha: Asnjë kavajas pa votuar. Të gjithë në kutitë e votimit edhe t’i japim një mësim të mirë jo vetëm këtij që në 8 vite e ka lënë Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në këtë ditë por një mësim të mirë për demokracinë këtej e tutje, kush nuk mban premtimet, kush tallet me popullin, kush vjedh Shqipërinë, meriton të largohet në mënyrë plebishitare, me referendum! Kjo është!
Qytetari: Ore të bëjnë çfarë të duan këto.
Lulzim Basha: Asnjë gjë nuk bëjnë dot, fundi ju ka ardhur. Shqipëria është e shqiptarëve nuk është e një grushti horrash dhe kush guxon ti kërcënoj shqiptarët për votën, do ta pësojë më zi se ç’ja punon mendja sot!
Qytetari: Po normal, ngeli çuni 32 vjeç pa punë, për juridik dhe pa punë!
Lulzim Basha: Pa punë, si gjithë rinia?!
Qytetari: Pa punë!
Lulzim Basha: Vend i mrekullueshëm!
Qytetari: Pse kështu do ecim ne…?
Lulzim Basha: Me 100 mijë mundësi.
Qytetari: Po për zotin po!
Lulzim Basha: Ecin qytetarët e Maqedonisë së veriut, pa det, pa asgjë, s’kanë asgjë fare, as gjysmën e pasurive tona, ecën Serbia, 12 herë më shumë emigrantë më shumë nga Shqipëria se sa nga Serbia, vetëm për shkak të keqqeverisjes!
Qytetari: Po normal, i ka çdo gjë për vete!
Lulzim Basha: Është e domosdoshme ndryshimi, prandaj kemi bërë një plan serioz pune, me të cilin do të bëjmë të mundur edhe familjeve shqiptare edhe biznesit shqiptarë, në radhë të parë t’ju çlirojmë nga ky ankth.
Qytetari: Ishallah!
Lulzim Basha: Do keni njё qeveri nё lartësinë e duhur pёr tё ju përgjigje shpresave dhe aspiratave tuaja. Ju falënderoj nga zemra! Tё gjithё bashkё pёr ndryshim nё 25 Prill. Fitoni ju! Fiton Kavaja! Fiton Shqipёria!
Lulzim Basha: Si tё kam? A jeni mirё? Mirё se tё gjej! A je mirё? Me shëndet? Si jeni?
Qytetari: Mjeshtër, shkëlqen! Unё dua tё jesh ti mirё, po ne mirё jemi. Po tё jeni ju mirë?
Lulzim Basha: Unё jam i fortё e gati pёr tё qenë nё shërbimin tuaj, nё shërbimin tuaj.
Qytetari: Ku rri unё pa e vu.
Lulzim Basha: Ça bën këtu?!
Qytetari: Ma kanë hequr komplet bukën e familjes!
Lulzim Basha: E di! E di!
Qytetari: Komplet. 20 e sa vjet nё punё mё kanё heq.
Lulzim Basha: Tetë vite të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, veç rri i fortë e bëhemi të gjithë bashkë, edhe pak me 25 Prill ta ndëshkojmë me votë.
Qytetari: Unë jam me ty! Unë jam me ty!
Lulzim Basha: Faleminderit! Edhe unë me ty e me familjen tënde, me Kavajën, me të gjithë Shqipërinë! Veç ruaje veten! Faleminderit!
Si të kam? Si jeni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë. Si kalon?
Lulzim Basha: Me shëndet? Si kaloni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë, faleminderit!
Qytetari: Nga Anglia! Nga Anglia!
Lulzim Basha: Si je? Ku je? Në Angli je? A jeni mirë? Ruani shëndetin! Ju përshëndes nga Kavaja juaj e dashur! Kavaja e demokracisë do t’i prijë ndryshimit!
Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë, mirë.
Lulzim Basha: Me shëndet? Mirë të gjitha?
Qytetarja: Mirë.
Lulzim Basha: Shndrin Kavaja, shndrin. Një pyetja kam, kush i ka bërë kaq trima burrat e Kavajës?
Qytetarët: Gratë
Lulzim Basha: Të gjithë jemi bij nënash. Kështu që sot nderimin më të madh jo vetëm për rininë dhe burrat e Kavajës, por në veçanti për gratë dhe vajzat e Kavajës
Lulzim Basha: Kohë të vështira ekonomike
Qytetari: Shumë të vështira. Dy gjëra duam prej jush. E para heqjen e fiskalizimit sepse është një kosto shumë e madhe për biznesin
Lulzim Basha: Jo vetëm kosto, por është aferë korruptive.
Qytetari: Dhe e dyta rikthimi i institucioneve në qytet. Janë mbyll të gjitha institucionet. Për çdo gjë që na duhet o do të ikim në Tiranë ose në Durrës
Lulzim Basha: Dy gjëra të garantoj. Jo vetëm institucionet e Kavajës, por në të gjithë Shqipërinë institucionet do ua rikthejmë njerëzve. Shteti do ua rikthejë njerëzve, administratën do ua kthejë njerëzve. Fiskalizimi nuk është thjesht një barrë e rëndë për ju që shkon nga 600 në 2000 mijë euro, por është një aferë e pastër korruptive dhe që është diçka të cilën ne ditën e parë do ta trajtojmë si të tillë. Jo thjesht do ta pezullojmë, por do ta çojmë për ndjekje penale. 40 ditë nga ngelur. E di që keni heq shumë këto 8 vite si biznes, e kam fjalën për të gjithë sipërmarrjen ekonomike. Bëhuni bashkë, me 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin që të fitojë biznesi shqiptar, të fitojë e gjithë Shqipëria
Qytetari: Faleminderit! Suksese!
Lulzim Basha: Faleminderit ty.
Ju falënderoj nga zemra!