Revolta e studentëve: “Rama = Dështim”, Garda i shpërndan me forcë

Kryeministri Rama zhvilloi sot aktivitetin për prezantimin e Bibliotekës dixhitale në godinën Iliria në vijimsi të “Paktit për Univeristetin”, por është pritur sërisht me protesta nga studentët.
Ata kishin në duar pankarta dhe një baner të madh me shkrimin “Pakti për Universitetin’ Rama = Dështim”
Studentët të cilët e prisnin kryeministrin para godinës ku do të mbahej takimi e kanë përshëndetur me parullën “Edi gëzuar 1 Prillin”, datë e cilat celebrohet në të gjithë botën si “dita e gënjeshtrave”.
Ka qenë Garda e Republikës që është përplasur me studentët e Universitetit të Tiranës dhe nuk i ka lejuar ata të marrin pjesë në takimin që ka zhvilluar Rama me pedagogë dhe ekspertë të arsimit të lartë për të diskutuar një sërë çështjesh.
4 ditë më parë studentët zhvilluan një mbledhje për të diskutuar Paktin për Universitetin të prezantuar nga qeveria.

Sipas deklaratës së bërë publike, studentët shprehen se qeveria ka punuar me paktin por mbi 90% të kërkesave të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.
Studentët rikonfirmojnë kërkesat e tyre kryesore:
1-Rëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë.
2-Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.
“Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa I përket këtyre pikave por edhe pikave të tjera. Ne do të kërkojmë takim urgjent me Ministren e Arsimit Besa Shahini. Shumë shpejt do të thërrasim një takim mbarëkombëtar për të diskutuar rreth situatës në Universitetet Publike”, thuhet në deklaratën e tyre. Screenshot 4 2

Rama sfidon hapur studentët: Protesta juaj ishte shpikje…
Në takimin e tij me një grup përfaqësuesish nga studentët,kreu i qeverisë Edi Rama, ka shokuar me deklaratën e tij lidhur me kërkesat e studentëve. Ai theksoi se asgjë nga pikat që kanë ngritur studentët nuk e kanë gjetur të papërgatiur, madje ai dhe qeveria i njihte mirë problematikat por sipas tij nuk ishin kthyer ende në rend të ditës.
Kjo gjë ka shkaktuar një heshtje të pazakontë në sallë, gjë e cila ka detyruar Ramën të vazhdojë ‘ delirimin’ duke u munduar të justifkojë ligjëratën e tij. Ai shtoi se në fund të fundit kjo është e bukura e demokracisë.
“Nuk ka asnjë argument lidhur me ndryshimin e Ligjit të Lartë. Janë të gjitha fantazi. Nuk ka ndodhur dhe s’mund të ndodhë që ne të këmi financuar arsimin e lartë privat. Ne kemi hapur një proces historik për ndryshimin e administratës duke i hapur rrugë të gjithë atyre që janë ekselentë. Kjo s’ka ndodhur kurrë më parë. Është një shenjë e qartë që ne i japim vlerë universiteteve duke insistuar që duhet të njësohen programet e universitetit me tregun e punës.
Ajo që u ngrit nga protesta e studentëve ishte shpikje, ishte një kërkesë e kotë! Ne nuk u surprizuam nga kërkesat tuaja por thjeshtë nuk i kishim në rendin e ditës dhe falë jush kaluan në rend dite, dhe kjo është e bukura e demokracisë sepse falë reagimeve shumë çështje kthehen në rend të ditës,” është shprehur kryeminitri ndër të tjera.

Rama: Nuk do futen në universitet ata që…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, deklaroi se nuk mund të ketë një masivitet kaq të madh të personave që hyjnë në universitet. Rama tha se nuk mund të shkojnë në universitet, nxënës që kanë mesataren nën 6.
“Do të ndërhyjmë në legjislacion, për të bërë ndryshime radikale. Ndër të tjera, nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6. Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona”, deklaroi Rama.

WhatsApp Image 2019 04 01 at 11.38.06

edi rama

Artikulli paraprakDenoncimi tek Berisha: “Beso i Tajvanit na detyron t’i kthejmë rrogën mbrapsht”
Artikulli tjetërRibërja e Hartës së Bashkive, jo vetëm nevojë urgjente për zgjedhje të ndershme, por edhe domosdoshmëri për demokracinë