Revolta/ Kukësi ngrihet sërish kundër Ramës: Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor!

Edhe në Kukës mijëra qytetarë kanë zbarkuar sot në mbrëmje në rrugët e qytetit duke protestuar kundër qeverisë nga e cila kërkojnë anullimin sipas tyre të zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kur kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë nga hapja e procesit të votimit, opozita dhe përkrahësit e saj janë të vendosur për të mos e lejuar zhvillimin e zgjedhjeve vendore pasi argumentojnë se janë anti-ligjore dhe anti-demokratike.

Kujtojmë se qyteti Veri-Lindor ka pasur vazhdimisht përplasje dhe tensione kohet e fundit e sidumos prej vendosjes së materialeve zgjedhore në qendrat përkatëse e ku më pas nisur nga këmbëngulja e protestuesve, disa prej tyre janë zhvendosur nëpër biznese private.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme protesta janë zhvilluar edhe në Durrës e Vlorë kun ë këtë qytetet kryeministri Rama bën mbylljen e fushatës e cila i paraprin të ashtuquajturës heshtje zgjedhore e ku një ditë më pas ka deklaruar se do të futet në zgjedhjet pa dekret dhe që nuk njihen nga opozita.

Artikulli paraprakShoqata e ish të Përndjekurve politikë Antikomunistë dënon sulmet dhe presionet ndaj kryebashkiakes së Shkodrës
Artikulli tjetërRevoltë në Dibër, protestuesit rrethojnë KZAZ-në, policia i sulmon me gaz helmues