Revolta kundër Ramës në Eurobarometrin e BE, 61% e shqiptarëve: Po na varfëron

Sipas sondazhit më të fundit Eurobarometri i Pranverës 2019, 61 për qind e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është në gjendje të keqe. Kjo shifër është 14 pikë për qindje më e lartë se shifra e raportuar në Eurobarometrin e Vjeshtës 2018.
Vetëm një pakicë prej 39 për qindësh besojnë se ekonomia shqiptare është në gjendje të mirë.

Ndërkhë pak javë më parë, Kryeministri Rama deklaroi se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2019 është më e lartë se ajo e vitit 2018.

Problemi më shqetësues me të cilët përballen shqiptarët është pikërisht gjendja e keqe ekonomike e vendit. 38 për qind e të anketuarve e konsiderojnë situatën ekonomike një nga dy çështjet më problematike, 5 pikë për qind më shumë krahasuar me sondazhin e mëparshëm në 2018-ën.

Mbështetja e vazhdueshme e Komisionit Evropian ndaj qeverisë Rama po fillon gjithashtu të ndikojë dhe tek besimi i shqiptarëve tek Bashkimi Evropian. Në vjeshtën e vitit 2018, 23 për qind e shqiptarëve nuk kishin besim te BE-ja. Kjo shifër është rritur në 27 për qind të popullsisë. Në të njëjtën kohë, gjithashtu besimi tek Parlamenti shqiptar ka rënë nga 51 për qind në 44 për qind, dhe besimi në qeverinë e kryeministrit Rama ka rënë nga 47 në 40 për qind.

Exit mobile version