Revolta ndaj përgjimeve, mijëra qytetarë vërshojnë drejt PD, gati…

Mijëra qytetarë po vërshojnë drejt selisë së PD në shenjë revolte ndaj skandalit të përgjimeve të publikuara në median gjermane “BILD”. Bëhet fjalë për një miting të paparashikuar që nuk dihet se si mund të vazhdojë. Ajo që konstatohet tek të pranishmit ëhstë revolta për varrosjen e votës së lirë nga banda kriminale në pushtet.

Qytetarët thonë se janë të gatshëm të bëjnë cdo sakrificë për mbrojtjen e demokracisë dhe të votës së lirë. Nga të gjitha rrugët që të cojnë drejt selisë së PD, shihen qytetarë që janë adresuar dhe grumbulluar para oborrit të PD. “BILD” publikoi sot skandalin më të madh të përgjimeve në Shqipëri ku konstatohen pazaret kriminale të qeverisë në blerjen e votave.

Pjese nga pergjimet
Edi Rama: Hë mo si duket.
Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu ëëë?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?
Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?
Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.
Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?
Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.
Edi Rama: Mirë vllai!
Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.
Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

Artikulli paraprakVeglat e Ramës në Prokurori: Do hetojmë kush na nxori sekretin, na prishën imazhin
Artikulli tjetërAkuza e fortë nga Gjermania, BILD: Vendi është kthyer në një republikë të mafias