Revolta në protestën qytetare: Poshtë diktatura!

Revoltë në protestën qytetare të thërrirur nga artistët. Thirrjet “poshtë diktatura” kanë qenë mbizotëruese përgjatë gjithë kohës kur zhvillohej tubimi qytetar. Mijëra qytetarë i janë bashkaur thirrjes së artistëve dhe vazhdojnë të protestojnë prej orësh. Ata e kanë kthyer sheshin para ministrive në vendin e protestës.

Në fjalën e saj, Mirela Karabinë kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të kryeministrit Edi Rama.
“Ky pushtet kriminal që kërkoi të vrasë qytetarët e tij merr vendime vetëm në dëm të qytetarëve. Rama urdhëroi shembjen e Teatrit, ndërsa Veliaj ekzekutoi. Shikoni kush janë anëtarët e këshillit bashkiak që kanë firmosur shembjen.

Sot ata janë turpi i qytetit, janë turpi i Shqipërisë. Sot nga ky shesh ne kërkojmë futjen e Erion Veliajt në karantinë. Sepse ai dhe Rama futën shqiptarët në karantinë për të shembur teatrin kombëtar. Erion Veliaj ekzekutoi atë që ne nuk e menduam kurrë. Rama dhe Veliaj me shembjen e teatrit kanë fundin e krupshëm politik.

Sot duhet të ngrihemi n ë këmbë për të mbrojtur Shqipërinë. Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të japin sot dorëheqjen”, tha Karabina.

Juristja Adriana Kalaja, e cila ishte e pranishme në protestën e artistëve drejtoi gishtin nga kryeministri Rama si përgjegjësi kryesor për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Kalasë, ajo që u bë me Teatrin Kombëtar është një veprim kriminal.

“Ne duhet të ishim habitur nëse Rama nuk do vinte në teatër, nëse Rama nuk do të sulmonte teatrin. Një psikopat nuk tërhiqet nga veprimet e tij kriminale. Ata erdhën për të vrarë, ata erdhën me armë ndaj artistëve.

Ata nxorën me pranga Nertian Licajn. A i keni parë si Ardi Veliu me kriminelët i shoqëruan me kriminelë në polici. Ata shembën vetëm muret e teatrit. Teatri është brenda nesh dhe kurrë nuk do ta shembin. Në ato rrënoja ka mbetur një pjesë e shpirtit tonë”, tha Kalaja.

Exit mobile version