Edhe në qytetin e Vlorës po zhvillohet një protestë për lirimin e 11 kuksianëve. Në Shkodër është duke i zhvilluar edhe seanca gjyqësore, ndërsa dhjetëra vlonjatë kanë dalë sot në protestë dhe kanë kërkuar lirimin e protestuesve kundër taksës së Rrugës së Kombit. Protestuesit nga Vlora kanë bërë thirrje për lirimin e 11 kuksianëve.
“I bëjmë thirrje sot nga Vlora, kryeministrit që qytetarët e Kukësir të lirohen nga burgu sepse në burg duhet të shkojnë të tjerë dhe jo ata që kërkojnë të drejtat e tyre. Jemi të ndërgjegjshëm se ne sot po protestojnmë këtu dhe mund të arrestohen dhe 10 nga familjet tona. Ndaj bashkohuni qytetarë dhe kërkoni të drejtat tuaja”, u shpreh një nga protestuesit.
Protetsues të shumtë po ndjekin nga gjykata e Apelit në Shkodër procesin ndaj 11 protestuesve kuksianë. Familjarët e të arrestuarve janë të irrituar me mbajjtjen në burg me njerëzve të tyre të afërt. Ata kanë paralajmëruar publikisht Ramën për pasojat direkte që do të ketë në rast se nuk do të lirohen sot protestuesit. “Pasojat do ti ketë direkt Edi Rama. Po i themi nuk do të gjejë vrimë ku të futet në rast se nuk lirohen protestuesit”, thanë familjarë të tyre para duerve të gjykatës së Apelit në Shkodër.