Revolta/ Studentët e Shkodrës kyçen brenda Rektoratit, një prej tyre përfundon në spital (Foto)

Studentët vijojnë të protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre themelore, ndër të cilat është ajo e uljes së tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo dhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.
Krahas bojkotit total, studentët kanë vendosur të ngujohen në fakultetet përkatëse, por ndërsa ata janë ngujuar dhe bojkotojnë, rektorati i Universiteti të Shkodrës, po tenton në çdo formë që t’i pengojë ata.
Sot në adresë të redaksisë së Faxweb.al, kanë mbërritur disa video nga studentët e Shkodrës, të cilët akuzojnë rektoratin se i ka kyçur brenda duke mos lejuar kështu që studentë të tjerë t’i bashkohen studentëve të ngujuar.
Po ashtu, studentët thonë se ndonëse janë ngujuar prej një jave në ambientet e Rektoratit, atyre nuk u janë ndezur kaldajat dhe kanë filluar të sëmuren për shkak të temperaturave të ulëta.
Një ndër studentët e ngujuara ka përfunduar në spital, ku edhe është detyruar të marrë serum dhe disa ilaçe.

Artikulli paraprakZbulohet dokumenti, prokurori Bujar Sheshi ka qenë spiun i Sigurimit që 17 vjeç
Artikulli tjetërUrimi i veçantë i Bashës për shkrimtarin Ismail Kadare