Gjatë paradites së sotme kryeministri Edi Rama ishte në Qytetin Studenti për të prezantuar projektin e Kampusit të ri Universitar dhe gjatë fjalës së tij ka folur edhe për studentët e ngujuar.
Gjatë këtij takimi, ai nxorri jashtë sallës ku zhvillohej dëgjesa një studente.
Por kush ishte studentja, e cila pasi Rama e dëboi i tha ballë për ballë fjalët, “Mos më thuaj dil jashtë se paguhesh me taksat e mia”?
Ajo quhet Klodjana Agaj, kurse miku i saj Kristjan Zoto ka publikuar me të një foto me të në rrjetet sociale dhe ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.
Ai ka shkruar krahas fotos:
Pasi Rama e nxorri jashtë se nuk i pëlqente kundërshtimi në demokraci, po kthehemi për në shtëpi, është më ngrohtë se në konviktet 3D .”
Gjithashtu, ai ka shkruar edhe se ata do të kthehen sërish ditën e hënë dhe se kryeministri Edi Rama duhet ta anulojë ligjin e Arsimit të Lartë.