Revolta studentore: “Unë s’kam lekë tepër t’i paguaj qeverisë”…

Studentët kanë bojkutuar mësimin dhe i janë rikthyer protestave, 1 vit e 1 muaj nga protesta madhështore e dhjetorit 2018. Ata shprehen se “pakti për universitetin” i miratuar nga qeveria nuk u zbatua. “Sot jemi sërish në pikën zero”, tha një prej studentëve protestues.

“Familja ime nuk ka mundësi të paguajë luksin e rektorëve. Unë s’kam lekë tepër t’i paguaj qeverisë”, tha një tjetër student.

Dëgjohen thirrjet e shpeshta “studentët e bashkuar kanë për të fituar!”

“Nuk e duam Shipërinë si e Europa, e duam Shqipërinë si Kosova”.

Në këtë protestë marrin pjesë studentë të Universitetit të Tiranës, kryesisht nga fakulteti i Histori-Filologjisë, fakultetit të Drejtësisë; fakultetit të Shkencave Sociale. /abcnews.al

Artikulli paraprakBerisha ironi me Ramën: “Boll vodhëm kaq shumë! Tani betohemi se do të vjedhim më pak”!
Artikulli tjetërVideo/ Kryebashkiaku i Ramës duke thithur kokainë…