Revolta/ Të rinjtë rrethojnë me shirita bashkinë e Durrësit: Skenë krimi…

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasditen e sotme para Bashkisë së Durrësit, disa orë pas publikimit të përgjimeve të prokurorisë ku përfshihen një sërë zyrtarësh të Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Të rinjtë shkallmuan derën e Bashkisë dhe e rrethuan me shirita skene krimi. Gjithashtu ata goditën me vezë Bashkinë në shenjë revolte ndaj kapjes së Bashkisë nga krimi.

Të rinjtë demokratë kërkuan ikjen e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Vangjush Dako duke kërkuar burg për këtë të fundit.

Artikulli paraprakPD: Heshtja dhe përdorimi politik i Prokurorisë për të kërcënuar mediat nuk e shpëtojnë dot Ramën…
Artikulli tjetërQytetarët kundër eleminimit të Gjykatës së Kavajës. Kryetari Isa Sakja nismëtar i peticionit publik …