Revolta tek Bregu i Lumit, banorët e Unazës së Re shkojnë në mbështetje të protestës

Bashkohet dhe fuqizohet revolta e banorëve të Bregut të Lumit, që po përleshen me Policinë sot për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Janë 204 familje që edhe pse janë dëmshpërblyer, nuk u janë dhënë paratë nga shteti dhe 37 të tjera që nuk janë legalilizuar, duke qënë vetëm 2 metër larg të tjerave.

Për këtë arsye, gratë në Bregun e Lumit sot i kanë dalë para fadromave dhe nuk kanë lejuar t’i afrohen shtëpive, ndërkohë që burrat kanë hipur në çatitë e shtëpive. Qindra policë me skafandra dhe mburoja janë përleshuar me ta sot, por nuk kanë arritur t’i largojnë nga shtëpitë.

Situata dramatatike që  nisi që nga ora 9:00 e këtij mëngjesi, tashmë po evolon: protestuesit e Astirit janë bashkuar dhe i janë drejtuar lagjes në Bregun e Lumit, ku njesoj si ata, po hidhen në rrugë nga shteti pa asnjë kompensim, dhjetra familje të tjera, kryesisht të shtresës më të varfër.

Situata te Bregu i Lumit është tensionuar ditën e sotme, ndërsa banorët po mundohen të mbrojnë shtëpitë e tyre, që rrezikojnë të shemben sipas një projekti të Bashkisë së Tiranës.

Disa dhjetra forca policore janë përleshur me banorët që kanë paralajmëruar se do të mbrojnë me çdo formë shtëpitë e tyre.

“Ne i kemi ndërtuar shtëpitë me gjak, ndërsa Veliaj merret me drogë. Këtu janë 38 shtëpi që rrezikojnë të shemben. Ju policët hiqni kapelet, kjo nuk është puna e juaj. Po zbatoni një ligj që nuk duhet zbatuar. Nuk jemi kundër projektit, por duhet të na dëmshpërblejnë”, shprehen banorët e Bregut të Lumit.

Exit mobile version