Revolta tek Unaza e Re: Nëse do të guxojnë të na ndalin me dhunë do t’u përgjigjemi

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë për të kundërshtuar jo vetëm prishjen e banesave të tyre, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar ditë më parë nga Policia.
Gjatë fjalës së tyre, banorët shprehën edhe një herë vendosjen e tyre për të mbrojtur deri në fund pronat e tyre.
Në ditën e 142 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Asnjë kryeministër nuk po del t’i japë zgjedhje kësaj gjëje. Do veprojmë me dhunë sa të jetë nevoja. Nuk po e kuptoj pse shteti nuk po vepron për t’i dhënë zgjidhje kësaj gjëje. Ne nuk do biem pre e këtyre. Por, nëqoftëse ata do të na provojnë ne do t’i kthejmë monedhën”, tha një nga banorët.
Një tjetër banor i pranishëm në protestë, nuk kuseu apelin ndaj të pranishmeve për të mos rënë preh e dhunës dhe provokimeve.
“Mirëmbrëma banorët e Unazës, kam një thirrje për këta që janë në protestë mos bini pre e provokimeve të kalimtareve se mund të jenë edhe provokime nga ana e policisë. Protesta e Unazës është një protestë kundër vjedhjeve. Këto provokacione nuk e di nga vijnë, çdo natë policia ka ndaluar trafikun ndaj i bëj thirjje policisë që të mos provokojnë qytetarët se askush nuk mban përgjegjësi. Ju ftoj çdo ditë e më shumë të mblidheni në protestë. Kryeministi Edi Rama dhe zagari i Bashkisë Erion Veliaj po mundohet të na ndajnë, por nuk do ta arrijnë kurrë. Se ku e do bëjë fushatën Erion Veliaj që nuk ka lënë të zezë pa i bërë qytetarëve. Vetëm një i çmendur mund ta mbështesë atë”, tha ai.

Artikulli paraprakPD: Prokuroria po përdoret nga Edi Rama, deklarata e sotme e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë…
Artikulli tjetër“Zonja 5 milionë euroshe, po vjen ora që të kthesh tek qytetarët çdo lek që u ke marrë”…