Revoltë e prindërve dhe maturantëve ndaj Ramës

Maturantë por dhe prindër kanë denoncuar tek ish kryeministri Berisha maskaradën Rama-Nikolla me mijëra maturantë, të cilëve iu mohua e drejta për të ndjekur studimet e larta. Duke i publikuar të gjitha këto denoncime në profilin e tij në Facebook, Berisha, i cili dënon “dyshen Edi-Lindita që shkatërroi ëndrrat e tyre, mbylli dyert e universiteteve publike për studentët edhe të ekselencës, për t’i detyruar që të regjistrohen në universitetet private të klientelës së tyre duke fituar 40% të tarifës së regjistrimit për çdo student. Ata sjellin fakte të pranimeve me kriter vetëm mikun, denonconjë mashtrimin e ri të Nikollës, udhëzimi i dytë i të cilës është i njëjtë me të parin”.  Ndërsa thekson se maturantët dhe prindërit e tyre kërkojnë drejtësi dhe vetëm drejtësi, Berisha bën thirrje për mbështetje masive ndaj tyre. “U bëj thirrje të gjithë maturantëve, gjimnazistëve dhe studentëve të Shqipërisë, të gjithë prindërve të tyre, por dhe mbarë shoqërisë të mbështesim revoltën e drejtë të maturantëve, të cilët vërtet po luftojnë për të drejtën e tyre, por po luftojnë për të drejtat e çdo gjimnazisti, çdo fëmijë, çdo studenti që Edvin Kristaq Rama i varrosi me ligjin e tij të antireformës së arsimit! U bëje thirrje të mbështesim maturantët në revoltën e tyre se padrejtësia ndaj tyre është vetëm maja e ajsbergut e pasojave katastrofale të ligjit të babëzisë Rama-Nikolla për shkollimin e lartë universitar të fëmijëve tanë, buxhetin tuaj familjar! Këtu më poshtë keni një seri mesazesh nga qindra të tilla, të cilat është e pamundur t’i paraqes” shprehet Berisha në reagimin e tij.

Denoncimet e prindërve dhe maturantëve

1 -Jam A.H, sapo kam mbaruar masterin në Fakultetin e Drejtësisë UT. Doja t’u shkruaja se jeni i vetmi që jeni aktiv për një problem të rëndësishëm si ky i maturës dhe ajo që u bë këtë vit është skandal. E kam ndjekur hap pas hapi procesin dhe është gjithçka dështim. Ju mund ta keni shumë të qartë po dua ta theksoj: pa futjen e elementit preferencë ky lëmsh nuk ka shans të zgjidhet. Eshtë e padrejtë që studentët të mbeten pa shkolla është vrastare kam qenë vetë student dhe imagjinoj të më ndodhte mua kjo gjë. Ska krim më të madh që mund t’u bëhet atyre! Lexova udhëzimin që parashikon raundin e dytë! SKANDALOZ! copy paste i raundit të parë thjesht do të fitojnë ca të tjerë dhe procesi do të zgjasi pambarimisht. Parashi-kohet në raundin dy të plotësojnë prap 10 degë çka nënkupton se disave prapë do u dali emri në 2-3-5 apo 10 fakultete disave në 0, sepse do ua zënë këta. Ndërkohë këta që kanë fituar nga 10 degë do të zgjedhin veç 1 dhe prap do të lirohen vende do të ketë prap aplikime që do të thotë procesi mbaron nga janari, sepse faza e dytë përfundon në tetor sa të regjistrohen  fituesit e fazës 2 do të ngelen vende bosh sa të aplikohet përsëri vjen janari! Do ju kërkoja nëpërmjet zërit tuaj tejet të rëndësishëm, por edhe opozitar të bëni çmos për futjen e “preferencës”, sepse është zgjidhje e thjeshtë dhe praktike!  E katranosën dhe arsimin, ju lutem ta mbajmë sepse është arma e fortë e të rinjve! Këmbëngulni të largohet palo ministrja më skandaloze që ka parë ndonjëherë Shqipëria. E di pse e bëri këtë? Sepse duhet të bënte diçka patjetër po s’dinte ça të bënte.  Kam besim se do të bëni përpjekjet maksimale për këtë problem të rëndësishëm të të rinjve! Lindita nuk mund tua pres ëndrrat me paaftësinë e saj!
2- Po ju shkruaj për temën e maturës, e cila tashmë është bërë shumë e njohur. Ne si maturantë ju lutemi të na ndihmoni, pasi situata është bërë shumë e vështirë dhe mijëra maturantë me mesatare shumë të shkëlqyer kanë humbur rastin për të kapur një universitet. Ata mendojnë se mund të na gënjejnë, por gabohen! Z. Lindita Nikolla tha se asnjë me mesatare 8 s’ka kap degën e Juridikut, ja pra faktet që ajo dega është kapur me mesatare poshtë 8. Një rast tjetër është se në provimin e letërsisë vetëm një maturant ka arritur notën 10.00 absolut nga kolegji turk, por në listën e mjekësisë ky maturant (që mbi të gjitha ka ardhur nga jashtë shtetit) ka arritur jo vetëm të marri të gjitha notat 10 në dëftesë, por edhe provimin e letërsisë, diçka nuk shkon këtu, pasi ky individ nuk mund të gjendet tek libri i transparencës!! Ju nuk mund të imagjinoni dhe sa raste të tjera janë. Ne nuk jemi një brez siç ata mendojnë, ne do të luftojmë për të drejtat tona me gjithë forcën tonë të mundshme, do i vazhdojmë protestat deri sa të na dëgjohet zëri. Ne duam sistemin #MERITEPREFERENC
3- Përshëndetje zoti Berisha pashë replikën e atij palo kryeministri që bëri me deputeten Jozefina Topalli ku i tha nqs se ka “1 maturante me nota më të ulëta se të tjerët dhe është shpallur fitues përpara atij që ka nota më të mira unë mbaj përgjegjësi”.
4- Unë jam një ish-maturante, e cila vjet nuk u shpalla dot fituese në universitet dhe mendoja se sivjet me kriterin e mesatares do të mund të fitoja degën që doja, infermierinë, por më kot shpresova. Kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.41 dhe nuk rezultoj fituese në asnjë degë të mjekësisë edhe pse biologjinë dhe kiminë e thelluar që kam zhvilluar në shkollë i kam pëerfunduar me notën 9.5 të dyja… Kjo është një padrejtësi që po na bëhet, pasi tek juridiku merren parasysh lëndët me zgjedhje shoqërore, ndërsa tek Fakulteti i Mjekësisë apo te Fakulteti i Shkencave të Natyrës ato janë të pavlefshme, atëherë përse ky mundim i imi shkoi dëm gjatë këtyre 3 viteve? Jam shum e indinjuar, e zhgënjyer nga kjo palo qeveri e palo reformë, duam drejtësi.
5- Kam besim se do të bëni përpjekjet maksimale për këtë problem të rëndësishëm të të rinjve! Lindita nuk mund tua presë ëndrrat me paaftësinë e saj!
6- Përse flisni vetëm për nxënësit e ekselencës që duan mjekësi thuaj Edi Ramës. Po për nxënësit me mesatare 9 që janë djegur për disa lëndë shoqërore pse nuk flisni? Pse nuk flisni që kriteret e lëndëve shoqërore i nxorrët në vitin 2016, kur viti shkollor ka filluar në shtator 2015? Si ka mundësi që një nxënës me mesatare 6.ca ka më shumë shanse se kjo nxënëse e 9 për të fituar në Universitetin e Drejtësisë? Si ka mundësi që i gjithë mundi në 3 vite shkolle në lëndë të avancuara për të mbledhur sa më shumë pikë, të iki dëm, sepse u jepet prioritet lëndëve shoqërore. Mallkuar qoftë dita që ju votuan Edi Rama!
7- Sot jam dhe unë një maturante e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” që dua të ndaj hidhërimin që po ndjej këto 3 ditë ashtu si shumë maturantë të tjerë. Endërra ime ka qenë të studioja në degën informatike ekonomike ose financë në Fakultetin e Ekonomisë. Kam punuar 3 vite gjimnaz plot vullnet për të arritur këtë që doja, duke e nxjerrë matematiken 10.00 dhe ekonominë 10.00 dy nga degët që mbanin 15% tek Fakulteti i Ekonomisë … Me një mesatare të tre viteve 9.95, por që sipas sistemit të ri ajo u ul dhe shkoi në 9.35 … Dhe si përfundim nuk arrita dot të kapja këto dy degë. Zhgënjyese për mua! Sipas sistemit të vjetër me llogaritjen e pikëve, unë arrija të kapja çdo degë përveç Mjekësisë. Kështu si mua janë me qindra maturantë të zhgënjyer sot ndaj dua t’i them kryeministrit që ne jemi për shkollë, ne me mestare mbi 9, se dhe kjo 9 është me meritë të plotë pa ndihmesa pa mik, ndërsa këta të ekselencës që thoni ju që janë për shkollë që e paskan mesataren 10.00 dhe që fituan 10 degë janë të gjithë nxënësit që i kanë prindërit e tyre mësues në shkollë dhe nxënësit e rretheve që me miqërisa e ka nxjerrë mesataren ashtu siç e ka dëshiruar. Ne jemi brezi i së ardhmes zoti kryeministër, ne jemi ndryshimi përpara dhe forca e këtij vendi. Por juve na e mohuat këtë gjë, ndaj ne sot ndjejmë vetëm mllef për ju edhe këtë vend gjithashtu.  Faleminderit zoti Sali Berisha që e keni hapur shqetësimin tonë edhe në Kuvend. Uroj shkarkimin e menjëhershëm të Linditës, sepse dhe gjatë takimit me maturantët e pamë shumë mirë çfarë lloj përgjigjesh jepte, tërësisht devijuese!
8- Zoti Berisha, unë që po ju shkruaj jam një maturante që kam aplikuar për studimet e larta në Universitetin e Tiranës, nxënëse me mesatare 9 dhe rezultoj e humbur në të 10-ta degët në të cilat kam aplikuar. Jam tepër e tronditur nga rezultati dhe duke parë sesi në nxënës me këtë mesatare po ndëshkohemi, duke na u ndaluar e drejta e studimit nga kjo reformë e padrejtë që shkatërroi çdo ëndërr të timen. Nuk e di në do mundem të gjej forcë për të pranuar këtë fatkeqësi, sepse as që nuk e mendoj dot jetën pa u arsimuar. Ju lutem bëni diçka!
9- Jam prindi i një fëmije që besoj se e meriton të jetë pjesë e atyre që quhen studentë të ekselencës! Me një mesatare të ponderuar 10.22 dhe aritmetike të thjeshtë 9.9 që do të thotë është marrë vetëm një 9 nga kjo studente e ardhshme dhe jo vetëm gjatë tre viteve të gjimnazit, por gjatë 12 viteve sepse këto nxënës nuk kanë mësuar vetëm 3 vjet! I kam kërkuar fëmijës tim si shumë prindër të tjerë të mësojë e me të drejtë sot më thotë për çfarë më vlejtën gjithë këto vite studimi, kur nuk fitoj në asnjë degë ose në atë që mua nuk më takon? Prej tre ditësh jemi të interesuar drejt dyerve të universiteteve europiane të cilët kur shikojnë diploma të tilla të japin të drejtën e studimitit pa konkurse e provime. Një reformë e tillë po i përcjell me ceremoni drejt shtëpive të huaja, sepse këtu nuk ja hapën dyert!
10- I nderuar zoti Berisha, e di që keni marrë shumë mesazhe në lidhje me situatën e krijuar me nxënësit e shkollave parauniversitare, i nderuar si do vazhdohet? Sa raunde ka ndërmend kjo ministre të bëjë me fëmijët tanë, këto raunde nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm se fëmijët do mbeten pa studiuar, a nuk mundeni ju i nderuar, që të thërrisni në seancë parlamentare znj. ministre, dhe të japë disa shpjegime të kuptueshme, se nuk po kuptojmë asgjë. Dje po dëgjoja me vëmendje S.P të Ministrisë së Arsimit, që fliste dhe nuk dinte se ç’farë fliste, djali im me 9.7 mesatare, me 5 gjuhë të huaja, e dëgjoji mbrëmë dhe më tha: “Fike TV se nuk po e duroj dot më”. Ju lutem vlerësoni këta fëmijë, janë me shumë botë, janë shumë të zgjuar, më vjen shumë keq që ta largoj nga Shqipëria, por jam e detyruar dhe dua ta shpëtoj përfundimisht.

Artikulli paraprakDenoncimet e maturantëve: Sistemi i dështuar, Nikolla të japë dorëheqjen!
Artikulli tjetërA jetojmë në realitetin virtual?