Revoltë kundër Ramës në Elbasan, policia përleshet me protestuesit (Video)

Qytetarët e Elbasanit janë ngritur në revoltë kundër kryeministrit Rama. Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan për të vizituar Panairin e Punës, por ai është pritur me protesta. “Mirësevjen o Pasha i drogës”, shkruhej në njërën nga parullat.
Policia ka reaguar duke i shtyrë dhunshëm protestuesit për t’i hapur rrugë, Ramës dhe ka tentuar t’u marrë parullat. Kryeministri, për shkak të tyre, ka devijuar rrugën. I nisur për tek Prefektura, ai ka marrë rrugën për nga Kalaja nën thirrjet e forta të demokratëve.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha. “Elbasani pret Noriegën me revoltë!
Qytetarët e revoltuar përleshen me policinë!
Nderim maksimal qytetarëve të Elbasanit!
Shikoni videon e revoltës në Elbasan”, shkruan Berisha.
Kreu i Qeverisë, Edi Rama, e ka tejkaluar me ndihmën e Policisë, protestën e demokratëve me të cilën u prit në Elbasan sot dhe ka nisur fjalën e tij në Panairin e Punës.
Siç Rama e ka njoftuar vetë në Facebook, aty janë afishuar 1576 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme dhe sipas tij, Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punës mundëson punësim real edhe për shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike.

auto 34195431 600804890282923 4561628320621395968 n1527925604

Exit mobile version