Revoltë ndaj qeverisë, fermerët sharrojnë qershitë: Niko leshi nuk interesohet fare për ne

Një video e trishtë e mbushur me indinjatë është përcjellë sot në rrjetet sociale: Fermerët e fshatit Mollaj të Korçës sharrojnë njërën pas tjetrës, pemët e qershive.
Në sfond dëgjohet zëri i tyre tek thonë “as derrat nuk i hanë, me 200 leka nuk ia vlen, t’i marrë kush të dojë…”
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj këtyre pamjeve: “Drama e vërtetë e fermerëve shqiptarë”, shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e fermerit dixhital.
Në mesazhin që shoqëron pamjet e dhimbshme të shkatërrimit të një pemishteje, flitet qartë:
“Zoti Sali, shikoje se si është a katandisur njesia administrative Mollaj, Korçë. Po i presim të mbjellat tona.
Meqënëse Niko leshi nuk interesohet fare për njësinë tonë, po ju drejtohemi ju”, thuhet në përfundim, me akuzën drejtuar drejtpërsëdrejti Ministrit të Bujqësisë, deputet i vetë kësaj zone.

Exit mobile version