Revoltë ndaj qeverisë në Pogradec, qytetarët thyejnë xhamat e zyrave të Hipotekës

Qytetarët e Pogradecit janë revoltuar mëngjesin e sotëm. Ata në shenjë proteste kanë sulmuar sot zyrat e hipotekës së Pogradecit duke thyer xhamat e institucionit.
Duke folur për media, pogradecarët janë shprehur se janë mërzitur me sjelljen burokrate të drejtuesve të këtij institucioni dhe sot të revoltuar kanë thyer edhe xhamat.
‘Nuk marrim shërbimin e kërkuar’, janë shprehur ata.
Qytetarëve u ka humbur durimi për korrupsionin në zyrat e shtetit. Si pasojë e pritjes në radhë të gjata, qytetarët kanë thyer xhamata e zyrave të Hipotekës.
Mësohet se ata kanë deklaruar se veç radhëve të gjata, nga kjo zyrë nuk janë marrë shërbimet e kërkuara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë deklaratat e banorëve që janë përfshirë në këtë incident.

Artikulli paraprakSkandal/ Rama porosit makinën e re të luksit 649 milionë lekë me paratë e taksapaguesve
Artikulli tjetërSekretari amerikan i Shtetit, Pompeo kundër qëndrimeve të ambasadorit Lu në Tiranë, kë të besojnë shqiptarët?