Studentët paralajmërojnë rinisjen e protestave. Sot Këshillat Studentorë të shtatë universiteteve publike kanë diskutuar në lidhje me kërkesat që ata ngritën gjatë protestave të dhjetorit dhe plotësimin e tyre deri më tani.
Sipas studentëve, 90 përqind e kërkesave nuk janë realizuar, duke nisur nga kërkesa e përgjysmimit të tarifave ata shprehen se ajo është bërë vetëm për ciklin e parë dhe jo për masterin.
Po ashtu, as rritja e peshës së votës së studentëve nuk është realizuar. Në deklaratën e tyre Këshillat Studentorë rikonfirmojnë se një nga kërkesat e tyre është rrëzimi i menjëhershëm i Ligjit të Arsimit të Lartë, gjë që nuk është marrë parasysh nga qeveria.
Në deklaratë, ata shprehen se do të kërkojnë një takim të menjëhershëm me Ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe se janë të vendosur ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.