Revoltë ndaj Veliajt: Hiq nga Facebook-u foton e fëmijës tim! (Foto)

Një grua është revoltuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për një foto që ka postuar në Facebook-un e tij disa ditë më parë të një fëmije.
Ina Kastrati, është nëna e fëmijës së mitur, fotografia  e të cilit është publikuar nga Veliaj në Facebook pa lejen e saj. Ajo ka kërkuar nga kryebashkiaku që të heqë fotografinë e fëmijës së saj të publikuar pa leje, por edhe pse kanë kaluar disa ditë, Veliaj ende nuk e ka fshirë fotografinë.

“Z. Erion. Ky është fëmija im. Nuk më keni marrë leje për ta publikuar foton e tij në mbrëmjen e ORA e Tokës, pa lejen time si prind. Ju lutem hiqeni sa më parë”, shkruan në Facebook-un e Veliajt nëna e vogëlushit.

Artikulli paraprakKomisioneri Hahn-Ramës: Dekriminalizimi të bëhet sa më shpejt
Artikulli tjetërMesi synon golin e 500 në “El Clasico”