Banorët e Vërrisë në qytetin e Fierit jabnë hedhur sërish sot në protestë kundër inceneratorit të përpunimit të mbetjeve.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar dhe kryetari I PD të Fierit dhe njëjkohësisht deputet i Partisë Demokratike, Luan Baçi si dhe kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi. Në protestë ndodhen dhe ekspertë të mjedisit nga BE, dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Banorët kanë kërkuar anulimin e projektit. Ata kanë thënë se nëse inceneratori do të ndërtohet atëherë do kërkojnë azil politik.
Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi shtron pyetjen: Pse kontrata sipas të cilës po përlahen 28.3 milionë euro nga taksat tona nuk bëhet publike as sot? “Protestë kundër inceneratorit në Vërri të Fierit. Çudi se z. Rama deklaroi që banorët e mirëprisnin këtë incenerator. Kush po gënjen? Pse kontrata sipas të cilës po përlahen 28.3 milionë euro nga taksat tona nuk bëhet publike as sot? A është për të mirë të komunitetit që mbahet e fshehtë?, shkruan Malltezi në një postim në Facebook.