Revoltë në Fier, nga faturat e energjisë, tek fushata e gjobave e tatimeve, kreu i PD Baçi: Banorët po vidhen ngado pa mëshirë!

Banorët e Povelçës në Fier protestuan sot kundër abuzimit të OSHEE- së me faturat e energjisë pas ndërrimit të matësve të energjisë. Kryetari i degës së PD së Fierit Luan Baçi ishte në mbështetje të protestës së banorëve, duke denoncuar vjedhjen nga kompania e shpërndarjes së energjisë.

Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre”, – u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili tha se revoltë për vjedhjet dhe padrejtësitë e shtetit kanë edhe banorët e Hoxharës dhe Darzesës.

“Në Darzezë ka një bojkot nga nxënësit, pasi qeveria u prishi shkollën në mënyrë abuzive, pa dhënë prova se u dëmtua nga tërmeti. Transporti për nxënësit është i pasiguruar”- tha zoti Baçi.

Ish deputeti Luan Baçi denoncoi si selektiv dhe të padrejtë aksionet e tatimorëve 3 ditët e fundit në Fier.

“Janë lëshuar mbi bizneset e qytetit si hordhi, duke i gjobitur në mënyrë selektive, duke i ndarë qytetarët sipas bindjeve partiake apo pjesëmarrjes në protesta, kanë vënë gjoba marramendëse kundër bizneseve që nuk janë në shkelje të ligjit”- u shpreh zoti Baçi. Kreu i degës së PD Fier garantoi banorët për mbështetjen e panderprerë të PD për çdo protestë që godet padrejtësinë, arrogancën dhe vjedhjen që u bëhet nga qeveria dhe bashkia.

Artikulli paraprakPas Filologjikut edhe studentët e Drejtësisë bojkot mësimit! Nis marshimi i protestës
Artikulli tjetërProtesta e studentëve: Jemi të revoltuar, nuk është plotësuar asnjë nga pikat e Paktit të Universitetit