Banorët e zonës së Kakomes në Sarandë vazhdojnë ditën e tretë të protestës, të cilët kërkojnë zhbllokimin e rrugës pasi e ka zënë një resort privat.
Ditën e stome banorët kanë treguar për mediat se duan të shkojnë te pronat e tyre dhe se plazhi është publik.
“Plazhi publik u përket të gjithëve. Duam që të na hapet rruga. Nga nesër, nëse nuk merren masa nga pushteti qendror dhe ai lokal ne do të hyjmë në grevë urie. Nivica do vazhdojë qëndresën. Plazhi publik u takon të gjtihëve, turistët vijnë nga ana e anës dhe nuk futen dot në plazh”, shprehet një nga banorët.
Kujtojmë se punonjësit e sigurisë të një kompanie private, po ndërton një resort në atë zonë dhe nuk i lejon banorët që të hyjnë në plazhin publik.