Revoltë në kampin e emigrantëve në Gjadër, të dëbuarit nga Italia shkatërrojnë ambientet e qendrës! Tre prej tyre lëndojnë veten me mjete të mprehta

Tension dhe kaos ka pasur në qendrën për emigrantëve në Gjadër, ku janë sistemuar 40 shtetas të huaj të transferuar nga Italia.

 

Ngjarja, e raportuar nga Tg4, ka ngjallur sërish debat, sidomos pasi bëhet fjalë për të njëjtët emigrantë për të cilët e majta italiane kishte reaguar me zemërim për shkak të përdorimit të prangave plastike gjatë zbritjes nga anija Libra.

Sipas raportimeve, rreth njëzet prej emigrantëve kanë shkaktuar trazira në ambientet e qendrës, duke dëmtuar mobiliet, shkatërruar dyshekët dhe thyer xhamat e dritareve. Situata ka dalë jashtë kontrollit për disa orë, duke detyruar ndërhyrjen e stafit të sigurisë.

Shqetësuese ishin rastet e vetëlëndimit, pasi mësohet se tre emigrantë kanë përdorur mjete të mprehta për t’i shkaktuar vetes plagë. Ata janë trajtuar menjëherë nga personeli mjekësor i qendrës dhe fatmirësisht, nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Ndërkohë, një prej emigrantëve, i cili kishte përfituar anulimin e urdhrit të dëbimit, është rikthyer tashmë në Itali.

Exit mobile version